Omletë me domate, djathë e pesto

Përbërësit:

  • 2 vezë
  • 1 domate
  • 1 lugë pesto
  • 2 feta djathë mocarela
  • Vaj ulliri
  • Kripë

Përgatitja:

Thyejmë vezët në një tas, shtojmë pak kripë dhe i rrahim lehtë me pirun. Presim domaten në copa të vogla. Nxehim vajin e ullirit në një tigan dhe kaurdisim domaten për 2–3 minuta, derisa të zbutet pak. Hedhim vezët e rrahura mbi domate dhe e lëmë omletën të piqet në zjarr të ulët për rreth 2 minuta. Vendosim fetat e mocarelës mbi omletë dhe shtojmë peston në pika të vogla. Kur veza të jetë pothuajse e mpiksur, e palosim omletën në gjysmë dhe e lëmë dhe 1–2minuta, derisa mocarela të shkrijë.