Omletë me jeshillëqe

Përbërësit:

  • 1 dorë spinaq
  • 2-3 vezë
  • Pak salcë kosi
  • Pak gjalpë
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Grijmë imët spinaqin dhe e kaurdisim për një minutë sa të ulë vëllimin. Rrahim vezët me pak kripë, piper dhe salcë kosi. I hedhim vezët në tigan, vendosim kapakun dhe e lëmë derisa omleta të mpikset.