Përbërësit:
- 300 gr speca të ëmbël
- 150 gr patate
- 150 gr patëllxhanë
- 150 gr domate
- 1 qepë
- 4 vezë
- 4 lugë gjelle vaj
- Kripë, piper
Përgatitja:
Presim imët qepën dhe e kaurdisim me pak vaj ulliri, shtojmë specat, domatet dhe patëllxhanët të pastruar dhe të prerë në kubikë. I lëmë në zjarr mesatar, duke i përzier herë pas here, për rreth 15 minuta. Ndërkohë, ziejmë patatet e qëruara në ujë pak të kripur dhe më pas i presim në copëza. Shtojmë patatet te perimet, kripë, piper dhe nëse është e nevojshme shtojmë pak lëng perimesh. Kur perimet të jenë gati, shtojmë vezët, i përziejmë mirë dhe i shërbejmë menjëherë të ngrohta.
Komente












