OMONIA: Duhej një ministër
nga minoriteti në qeveri

OMONIA: Duhej një ministër<br />nga minoriteti në qeveri
GJIROKASTËR - Organizata OMONIA, ka shprehur habi ndaj kompozimit të qeverisë së re nën kryesimin e Edi Ramës, duke e cilësuar mospjesëmarrjen e PBDNJ-it, një ogur jo pozitiv.
 
“Mospërfshirja në mënyrë të drejtpërdrejtë në përbërjen e qeverisë me post ministri, të një pjesëtari të komunitetit grek, ndonëse kjo përbën praktikë që nga kalimi normal në demokraci më 1991, për më tepër të propozuar drejtpërdrejt nga Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ), është një ogur jo pozitiv”, - thuhet në deklaratën e OMONIA-s.
 
Sipas saj, “komunikimi i sotëm i kryeministrit potencial Edi Rama, mbi kompozimin dhe përbërjen e kabinetit qeveritar, sikundër predispozohet ta propozojë për miratim institucional në muajin Shtator, ka krijuar habi të justifikuar dhe përforcon rezervat në gjirin e komunitetit grek”.
 
Më tej thuhet se rezervat e OMONIA-s lidhen sigurisht me faktin se sa dhe si forcat që po ndërmarrin qeverisjen e re kanë vullnetin dhe do të punojnë për avancimin e mëtejshëm të të drejtave të minoritetit grek.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë