TIRANË - Kundër koalicionit të qeverisë me PDIU-në ka dalë edhe organizata e minoritetit grek OMONIA, e cila e quan si njollë për shtetin shqiptar.
“Përfshirja e partisë PDIU ne koalicionin qeverisës si dhe zgjedhja e Idrizi në pozicionin e N/Kryetarit te Parlamentit Shqiptar, njollos imazhin e shtetit te rilindur që mundohet të promovoj Kryeministri i Shqiperisë.” – thuhet në deklaratën e organizatës për minoritetin OMONIA.
Qëndrimin e saj OMONIA e justifikon me shqetësimin në Evropë për rritjen e nacionalizmit ekstrem.
Deklarata e plotë e OMONIA-s
Përfshirja e partisë PDIU në koalicionin qeverisës si dhe zgjedhja e Idrizit në pozicionin e N/Kryetarit të Parlamentit Shqiptar, njollos imazhin e shtetit të rilindur që mundohet të promovojë Kryeministri i Shqiperisë.
Në një kohë qe e gjithe Europa ndjek me shqetësim rritjen e valës së një nacionalizmi ekstrem dhe forcat e shëndosha demokratike pozicionohen kundër tij duke izoluar këto fenomene, z. Rama me veprimet e tij dhe deklaratat publike vepron ne drejtimin e kundërt. Kulmin e kësaj politike te rrezikshme e përbën edhe përfshirja ne koalicionin qeverisës të një partie qe të vetmen arsye ekzistence ka kultivimin e urrejtjes ndaj Greqisë dhe helenismit në përgjithësi.
Dorëheqja e deputetit të Omonias Vangjel Dule nga pozicioni i N/kryetarit të parlamentit dhe largimi i PBDNJ nga bashkëqeverisja me Partinë Socialiste është një tregues tjetër i pozicionimit te drejtë politik te OMONIAs e Minoritetit Etnik Grek në Shqiperi. Në këtë frymë Omonia do të vazhdojë rrugën e saj të përfaqësimit me dinjitet të Minoritetin Etnik Grek duke kontribuar njëkohësisht në demokratizimin e vendit.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com