Oni Pustina, vazhdon karrierën si postie

Oni Pustina, vazhdon karrierën si postie
Para suksesit në Dancing With The Stars, shumë njerëz e mbajnë mend se Oni Pustina, pasi mbylli karrierën si model, punoi për disa sezone si postier në emisionin e Maria De Filippi “C’e posta per te” në Itali. Por duket se ai nuk ka hequr dorë nga ëndrrat e tij e vjetër, prandaj së fundmi ka vendosur të rikthehet aty ku ndihet edhe më mirë. Sapo kemi mësuar se Pustina do të jetë imazhi i një prej agjensive më të mëdha të dërgesave postare në botë për vitin 2012, madje fytyra e tij ka qenë e pranishme në postera dhe kalendarë të ndryshëm. Në fillim Oni është zgjedhur si imazh nga agjensia shqiptare e dërgesave postare, por duket se më vonë është shfaqur në të gjitha materialet publicitare. Duket se fytyra e tij ka ende diçka për të thënë, ose ata që e kanë përzgjedhur kanë menduar se me Onin mund të tërhiqen më shumë klientët për të bërë dërgesat e tyre.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online