TIRANE- Komunikimi në medait sociale tashmë zë një vend të rëndësishëm për politikanët shqiptarë, personat publikë, si dhe partitë politike. E ndërsa prej më shumë se një javë Lulëzim Basha është zgjedhur në krye të PD-së, në faqen online të partisë dhe rrjetin social “Facebook”, kryetar është ende Berisha.
 
Partia Demokratike mbetet aq e lidhur me liderin e saj Sali Berisha, sa zgjedhja e kryetarit të ri Lulzim Basha, si drejtues i kësaj force, gjen shumë pak hapësirë në mediat sociale dhe portalin zyrtar të Partisë Demokratike.
 
Në një vëzhgim në websitin e PD-së “Pd.al” dhe “përpara.al”, në faqen kryesore nuk ka asnjë të dhënë për kryetarin e zgjedhur Lulzim Basha, si dhe mesazhi i mirseardhjes për këdo vizitor mban firmën e Sali Berishës.
 
Citojmë mesazhin: “Mirëserdhët! Me Partinë Demokratike Shqipëria ka ndryshuar shumë. Le të vazhdojmë së bashku për më shumë vende pune, për rroga më të larta, mirëqenie më të mirë dhe integrim të mëtejshëm të Shqipërisë në BE. Bashkohuni me ne për një Shqipëri të zhvilluar dhe Evropiane. Përpara!”
 
Dhe me sa shihet në fund të mesazhit, mban firmën e Sali Berishës dhe jo të kreut të ri Lulzim Basha.
 
Mungesa e Bashës bie në sy dhe në rrejtin social “Facebook” ku në faqen zyrtare të PD-së me plot 237.628 ndjekës kryeson foto e Berishës dhe postimi i fundit i tij për votat e qarkut të lezhës.
 
Gara ndërmjet Olldashit dhe Bashës nxori fitues këtë të fundit, ndërsa pakënaqësitë për mënyrën si u zhvillua procesi mbeten ende të mëdha, ndërsa arsyeja pse Basha nuk ka ende hapësirë në mediat zyrtare online të partisë që ai drejton mbetet për t’u parë.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)