Trupa gjykuese vendosi që seanca të zhvillohet pa praninë e kamerave. Seanca e parë në datë 5 mars u shty, pasi Heral Saraçi kërkoi kohë për t’u njohur argumentet kundër tij. Trupa gjyqësore vendosi sot që të pranojë kërkesën e Heral Saraçit që të mbrohet nga avokati, Shaqir Hasani. Avokati kërkoi që të njihet me dosjen, por kërkesa u rrëzua. “Unë jam zgjedhur një ditë më parë pasi një avokat tjetër nuk mundi të vinte. Ndaj u zgjodha pak orë më parë dhe kërkoj kohë për t’u njohur me çështjen”, tha ai.
Saraçi është shprehur para trupit gjykues se “Nëse doni që të përfundoni hajde të përfundojmë me akuzën e shkarkimit. Por unë dua kohë dhe avokati do kohë për një mbrojtje profesionale. Mbi ato akte duhet të përgatis mbrojtjen profesionale” tha ai.
Ndërsa avokati shtoi se “kur akuzohet dikush i referohet akti që ka shkelur. Ndaj cilin akt ka shkelur Saraçi nga 400 akte qa ka administrata?”. Por relatori Sokol Çomo theksoi se “E kemi njoftuar Saraçin për të drejtën e mbrojtjes”.
Gjyqtarja Natasha Mulaj tha se”kjo situatë e krijuar nga z.Saraçi është e padëshirueshme. Çfarë kohe i duhet z.Saraçi për prova që i ka prodhuar vetë? Z. Çomo zbatoni afate që ju ka vendosur ligji, këtu nuk ka vend për të bërë shoë”.
Pas deklaratës së gjyqtares, Çomo reagoi duke u shprehur se “Z.Saraçi do mbani apo jo qëndrim si do vazhdojmë? Avokati ndërhyri duke u shprehur se “ka ikur koha kur të drejtat e njerëzve i mbronte partia”.
Gjithashtu ka pasur edhe një debat mes avokatit dhe relatorit Çomo, pasi ky i fundit iu drejtua se “Saraçi pas 30 minutash duhet të sqarosh si do mbroheni pasi ju e dinit se afatet e avokatit ishin të limituara”.
Seanca rinisi pas pushimit 30 minuta, ndërsa Saraçi u shpreh sërish se “Në qoftë se unë nuk mbroj dot veten cfarë komisioneri publik mund të jem unë? Po hetohem për shkelje disiplinore nga të njëjtët gjyqtarë të cilët për marrjen në pjesë të stafit të komisionerit kane përjashtuar pikërisht komisionerin. Ky është një rast i pastër konflikt interesi. Shpresoj që jam në lartësinë detyrës që më ka besuar Kuvendi” tha ai.
Komisioneri Publik përgatit raporte për rastet e refuzimit për moszbatimin e rekomandimeve te Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për të paraqitur ankim ne Kolegjin e Apelimit. Institucioni është ngritur si pjesë e procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
d.b/shqiptarja.com











