OPDAT: Prokuroria nuk është e
pavarur, s'ushtron dot funksionin

OPDAT: Prokuroria nuk është e<br />pavarur, s'ushtron dot funksionin
Prokuroria shqiptare nuk arrin dot të përmbushë funksionin e saj në mënyrë eficente dhe ka mungesë pavarësie nga politika.

Ky konstatim ka dalë nga tryeza e organizuar prej Komisionit të posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi, që ka mbledhur sot grupet e interesit, përfshirë gjykatës, prokurorë, drejtues të nivelit të lartë e ekspertë ligjorë.

John Simmbert specialist i OPDAT thotë se Prokurori i Përgjithshëm emërohet përmes një procesi politik dhe kjo ka çuar në mungesën e pavarësisë. 
 
  “Prokurori i Përgjithshëm emërohet përmes një procesi politik dhe kjo ka çuar në mungesën e pavarësisë.Duhet parë nëse Prokurori i Përgjithshëm kalon nëpërmjet këtij procesi politik, apo për zgjedhjen e tij shikohen meritat dhe kredencialet e tij? Nga ana tjetër, në vendet e rajonit edhe këshilli është një organ që jo vetëm këshillon, por edhe disiplinon karrierën e prokurorëve. Por nëse do të shohim sistemin këtu, nuk ka pavarësi të brendshme, dhe problemi që ngrihet këtu është; cili është roli i Këshillit të Prokurorisë në emërim dhe promovim? A është ky këshill i hapur?”, tha Simbert
 
Nje pyetje madhore është ngritur nga palët në këtë komision: Ajo se si mund te ralizohet gjykimi i individëve me pushet politik, si minstrat e deputetët.

Sandër Simoni, Kryetar i Gjykatës së Krimeve të Rënda deklaron se njerëzit e politikës nuk duhen gjykuar me juridiksion fillestar. Ai ka kërkuar kufizim të juridiksionit të Gjykatës së Lartë.

Në takim u bë edhe nje analizë e raportit të policisë së shtetit me prokurorinë, nga ku u konstatua se raporti midis dy institucioneve pothuajse nuk funksionon.

Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos