Goditet banda ndërkombëtare e trafikut në Itali! 19 të arrestuar, 3 prej tyre në Tiranë! Sekuestrohen 420 kg kokainë e kanabis! E drejtonte një shqiptar (EMRAT)

Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia e shtetit në Tiranë, në vijim të operacionit ndërkombëtar antidrogë të koduar “PUZZLE 2020”.

Në pranga kanë rënë Ardian Korriku, 54 vjeç, Jurgen Korriku, 27 vjeç dhe Etleva Adami 46 vjeç të cilët dyshohet se janë pjesë e një organizate kriminale që shpërndante kokainë dhe kanabis në Itali.

Për këta 3 shtetas është lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në kuadër të një procedimi penal të Drejtorisë së Antimafias, së Distriktit të Venecias” thuhej sot në njoftimin e policisë së shtetit, pa dhënë më shumë detaje por duke shpërndarë video të arrestimit të tyre.

Operacioni u ndërmor njëkohësisht në të dy shtetet mëngjesin e 16 nentorit 2023.

Një nga provat e forta të Guardia di Financa e Padovas kanë qenë përgjimet që quan në arrestimin e 17 korrierëve në provincat e Ankonës, Arezzo, Bari, Bergamo, Bolonja, Modena, Novara, Ravenna, Udine, Venecia dhe Verona. Si dhe në sekuestrimin e mbi 420 kilogramë kokainë, heroinë, hashash e marihuanë, e cila në treg ka një vlerë mbi 34 milionë euro. Gjithashtu u sekuestruan para të thata cash gati një milion dhe pasuri me vlerën e 1 mln eurove të tjera shkruajnë mediet italiane, sipas të cilave kreu i bandës është një shtetas shqiptar banues në Ponte di Piave (Treviso)

Në total janë lëshuar 19 urdhër arreste. Për 3 të arrestruarit në Tiranë kishte një urdhër arresti nga autoritetet italiane pas hetimeve të kryera nga prokuroritë e Padovas dhe Venecias. Janë ekzekutuar 14 urdhër-arreste me burg ndërsa 5 ishin “arrest shtëpie”. Një masë arresti shtëpiak u ekzekutua në territorin gjerman.

“Hetimet kanë zbuluar se bëhet fjalë për një organizatë të trafikut të drogës që transportonte drogë nga Holanda përmes Gjermanisë, dhe Shqipërisë në Itali. Në hetim si anëtarë të kësaj organizate ishin gjithsej 65 persona, kryesisht shqiptarë dhe italianë të cilët kishin role të ndryshme në këtë trafik droge’ shpjegon Guardia di Financa.

Hetimet, të nisura gati tre vjet më parë dhe të kryera nën drejtimin e Prokurorisë së Venecias, u zhvilluan pas arrestimit të një shqiptari dhe një gruaje italiane, të ndaluar në Padova në janar 2020 dhe sekuestrimin e 2 kilogramëve heroinë që u gjet në makinën e çiftit.

Droga vinte e fshehur nëpër makina nga Holanda, në Gjermani e Shqipëri e më pas në Itali. Corrierët e drogës ishin në provincat Bari, Ancona, Arezzo, Bergamo, Bologna, Modena, Novara, Ravenna, Udine, Venecia dhe Verona.

Operacioni në Shqipëri u krye në koordinimin e Zyrës së Interforcës italiane, në Shqipëri, pas hetimeve të kryera nga prokuroritë e Padovas dhe Venecias. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 00:13
Nga Holanda e Shqipëria drogë në Itali, përgjimet dhe kamerat zbuluan korrierët, u sekuestruan dhe pako me kokainë 'puma'

Hetimet kanë zbuluar se bëhet fjalë për një organizatë të trafikut të drogës që transportonte drogë nga Holanda përmes Gjermanisë, në Itali dhe nga Shqipëria në Itali. Në hetim si anëtarë të kësaj organizate ishin gjithsej 65 persona, kryesisht shqiptarë dhe italianë të cilët kishin role të ndryshme në këtë trafik droge’ shpjegon Guardia di Financa.

Pakot e kokainës, mes tyre dhe ato me logon e kompanisë së njohur 'puma' fshiheshin në makinë. 

Guardia di Financa ka publikuar video ku duket korrierët të cilët nxjerrin pakot e drogës nga makina. 

1700176662_drr.png

Droga e sekuestruar gjate operacionit "Puzzle 2020"

Korrierët duke marrë drogën nga makina, operacioni 'Puzzle 2020'
Ora 20:55
420 kg drogë e sekuestruar me vlerë 34 milionë euro, dalin pamjet e megaoperacionit kundër bandës ndërkombëtare në Itali (VIDEO)

 

Këto janë pamjet e megaoperacionit të policisë italiane për arrestimin e 16 personave të cilët akuzuar si pjesë e një bande që merrej me trafikun e kokainës dhe kanabisit. Ndërkohë 3 prej anëtarëve të bandës u arrestuan në Tiranë dhe 1 tjetër në Gjermani. 

Siç shihet nga pamjet, policia italiane ka përdorur edhe helikopterë për operacionin dhe droga e llojit kokainë është gjetur poshtë sediljeve të makinave të trafikantëve. Në total u sekuestruan 420 kg drogë e llojit kokainë dhe marijuanë, ndërsa vlera e përllogaritur shkon deri në 34 milionë euro. 

 

Ora 16:50
19 të arrestuar në Shqipëri, Itali dhe Gjermani për trafikun e 420 kg kokainë e kanabis! Vlera e drogës arrinte deri në 34 milionë euro

Mbi 34 milionë euro vlerësohet të jetë vlera e 420 kg kanabis dhe drogë që u sekuestruan sot në Itali pas një operacion ndërkombëtar që u shtri edhe në Shqipëri, ku u arrestuan 3 persona, Ardian Korriku, Jurgen Koriku dhe Etleva Adami. Në kuadër të këtij operacioni janë lëshuar 19 urdhër-arreste në total.

Gjithashtu janë sekuestruar mallra me vlerë 2 milionë euro dhe 1 milionë euro ‘cash’. Traiku i drogës bëhej në Gjermani, Shqipëri dhe Itali. Korrierët përdornin celularë të enkriptuar me origjinë shqiptare, të pajisur me sistemin e mesazheve të çastit “Matrix” dhe përdorej për kujdesin për logjistikën dhe lëvizjen e sasive të mëdha të drogës.

B.V/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja