Pavarësisht uljes së çmimit dhe mbingopjes së tregut me naftë, organizata më e madhe e prodhimit të naftës së botë, OPEC ka vendosur të mos ulë prodhimin e saj.
Ky vendim u mor pasditen e sotme pas 5 orë diskutimesh në mbledhjen e mbajtur në Vjenë.
“Duke patur parasysh paqartësitë dhe rreziqet në lidhje me ofertë-kërkesën, OPEC do të mbajë masën prej 30 milionë fuqi në ditë të prodhimit”, tha zëdhënësi i OPEC në një konferencë për shtyp. Por ky vendim nuk pritet të ndikojë në çmimin e naftës.
Çmimi i një fuqie nafte të papërpunuar ka rënë në 74.34 dollarë për fuqi nga 75.44. Nga ana tjetër, rënia e çmimit të naftës ka shqetësuar një numër të anëtarëve të kartelës së naftës, pasi ata duan ta mbajnë çmimin e lartë në 80 dollarë për fuçi, me qëllim balancimin e buxheteve të tyre kombëtare.
Vendimi i OPEC do të thotë se problemi i naftës së tepërt në treg nuk do të zgjidhet shpejt. Më herët, këtë javë vendet joanëtare të OPEC, Rusia dhe Meksika zhvilluan takime me anëtarët e kartelës së naftës, por nuk u arrit asnjë marrëveshje për të ulur prodhimin. OPEC siguron rreth 40 % të prodhimit të naftës në botë.
Arabia Saudite është prodhuesja më e madhe mes 12 eksportuesve, me 16% të prodhimit global. SHBA e cila nuk është anëtare e kësaj organizate prodhon njëlloj sa Rusia, rreth 14% të naftës në botë. Manjatët rusë thonë se vendimi i OPEC është bërë në shenjë proteste kundër tregut amerikan, i cili bëhet i padobishëm me 70-80 dollarë për fuqi.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com