Forumi i Agro-kulturës dhe Kooperimit Rajonal, Rama: Tregtia do jetë një veprimtari pa kufi! Vuçiç-Zaev: Më shumë siguri për produktet që konsumojmë (VIDEO)

Në forumin e Agro Kulturës dhe Kooperimit Rajonal, kryeministri Edi Rama tha se nënshkrimi i marrëveshjeve ndërmjet Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë do të ndryshojë ndërveprimin mes vendeve në sektorin e bujqësisë. Gjatë forumit, i cili u mbajt në kuadër të nismës ‘Open Balkan’ kryeministri Rama tha se tashmë tregtia ndërmjet vendeve do të jetë një veprimtari pa kufij. Duke filluar nga janari, tha Rama do të shihen përfitimet e marrëveshjeve të nënëshkruara sot.

‘Marrëveshjet do të ndryshojnë krejtësisht natyrën e ndërveprimit midis vendeve pasi praktikisht ne me këtë marrëveshje kemi hequr pengesat që ua kanë bërë jetën njerëzve që punojnë në sektorin e bujqësisë, kur përpiqen të kalojnë ndërmjet vendeve tona. Këto marrëveshje trajtojnë çështjet thelbësore të veprimtarisë kufitare. Kjo platformë shumë bazë e jetike nuk u ndërtua, tregu rajonal, por sot ne e themeluam me nënshkrimin tonë, që nga janari i vitit të ardhshëm do të shohin përfitimet e këtij nënshkrimi. Ky takim i parë do të jetë vetëm nisja e një punë midis jush së bashku që tashmë është koha për të punuar shumë më tepër në bazën e dijes. Duke pasur përparësi të qeverisë sonë. Prej këtej e tutje të çelni një treg të përbashkët shkëmbimesh, dhe për të synuar arritjen e programeve të përbashkëta.’- tha Rama.

Po ashtu edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit në rajon në fushën e bujqësisë dhe të sigurosë ushqimore. Sipas Zaev lehtësimi i formaliteteve doganore është një nga aspektet kyçe të rritjes ekonomike.

‘Mbështes bashkëpunimin rajon në fushën e bujqësisë dhe sigurisë ushqimore. Shifrat flasin vetë për rëndësinë e këtij sektori dhe arsyen pse ky sektor kërkon mbështetjen të plotë. Aktivitet agro-bujqësore përbëjnë 24% në Ballkanin Perëndimor. Bujqësia luan rol të rëndësishëm në ekonominë e Ballkanit Perëndimor, përbën 12% të PBB të Ballkanit Perëndimor. Këto shifra tregojnë se për shumicën e vendeve në Rajon, bujqësia vijon të jetë një nga shtysat e zhvillimit ekonomik. Gjenerojmë dyfishin e vendeve të punës në krahasim me sektorët e tjerë. Kjo industri mund të shndërrohet në një moto të fortë për ekonomitë tona. Ne duhet ë jemi të motivuar për potencialet që ofron ky rajon. Që të jetë i mundur shkëmbimi tregtar është e rëndësishëm që ne të bashkëpunojmë dhe të punojmë me njëri-tjetrin. Lehtësimi i formaliteteve doganore është një nga aspektet kyçe të rritjes ekonomike. Lehtësimi i procedurave, ulje e kohës që shpenzohet në kufi. Do njohim certifikatat e të tre palëve të përfshira në proces.’- tha Zaev.

Nga ana tjetër presidenti serb Aleksandër Vuçiç po ashtu theksoi se shumë institucione dhe organizata duhet të jenë të lidhura me njëra-tjetëren. Sipas Vuçiç nënshkrimi i marrëveshjeve do të thotë më shumë siguri për produktet që ne konsumojmë.

‘Ka potencial për rritje të këtij vëllimi tregtar. Vetëm për bujqsinë flasim për shifra që në pak vite do kalojë 1 mld. Ne kemi shumë institucione, organizata që duhet të jenë më të lidhura me njëra-tjetrën, ndaj e mbështes idenë e Edit që të gjithë aktorët të bëhemi bashkë në Shkup e më pas edhe në Beograd. Nënshkrimi i marrëveshjes do të thotë edhe më shumë siguri për produktet që konsumojmë, dhe për bujqësinë do të thotë përshpejtimi i proceseve edhe në uljen e kostove të larta, por edhe në radhët në pikat kufitare. Ne do të shkruajmë edhe marrëveshje shtesë, që kanë të bëjnë me harmonizimin e proceseve.‘- tha Vuçiç.

Takimi i radhës mes tre krerëve të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, pritet të mbahet në shkurt në Shkup.

M.Q./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Porosiste online telefona, kur vinin pakot pranë banesës kërcënonte me thikë dorëzuesin dhe nuk paguante paratë! Arrestohet 32-vjeçari, kishte masë 'arrest shtëpie'

Tiranë/ Porosiste online telefona, kur vinin pakot pranë banesës kërcënonte me thikë dorëzuesin dhe nuk paguante paratë! Arrestohet 32-vjeçari, kishte masë 'arrest shtëpie'