'Open Balkan', Vuçiç për takimin në Ohër: Po përgatisim gjëra të mëdha për qytetarët e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

'Open Balkan', Vuçiç për takimin në Ohër: Po përgatisim gjëra të mëdha për qytetarët e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Ballkanit të Hapur do t'i bashkohet shumë shpejt Mali i Zi, një prej 3 vendeve që ende nuk i janë bashkuar. Dritan Abazoviç ka njoftuar se do të jetë pjesë e takimit të ardhshëm të Ballkanit të Hapur që do të mbahet në Ohër në fillim të qershorit.  Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka reaguar sot në lidhje me këtë lajm dhe u shpreh se po përgatisin “gjëra të mëdha” për qytetarët e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Po përgatisim gjëra të mëdha për qytetarët e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”, tha Vuçiç, pas bisedimeve me partnerët nga të dy vendet për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”, që është iniciativa më e mirë për popujt e Ballkanit”, shtoi ai.

2 javë më parë, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, e ka bërë të ditur se është pro iniciativës rajonale “Ballkani i Hapur”. Ai tha se kjo iniciativë është e krijuar që brenda vetes t’i ketë të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe se Kosova është ajo  që përfiton më së shumti. Megjithatë ende nuk i janë bashkuar zyrtarisht dhe duket se ka mjaft polemika lidhur me këtë çështje.

 “Ballkani i Hapur” është i bërë për gjashtë shtete, nuk është i bërë për pesë shtete e gjysmë ose tre shtete e gjysmë, ose për 4.7 shtete, por për gjashtë shtete. Gjithkush që participon reprezanton vetveten dhe shtetin e vet. Mendimi im, ndoshta jam gabim, është se interesi më i madh në rajon është i Kosovës që të jetë në çdo iniciativë rajonale”, tha ai.

Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës së me komisionerin e Bashkimit Europian Për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi, gjatë vizitës së tij në Tiranë, i bëri një ftesë publike Abazoviç për t'iu bashkuar Ballkanit të Hapur.

"Jemi shumë të interesuar që edhe të tjerë të përfshihen se Ballkani i Hapur është krijuar për të qenë gjithëpërfshirës, dhe duke folur me kryeministrin e ri të Malit të Zi, imagjinoni sikur dikush t'ju thoshte 5 vjet më parë që Ballkani Perëndimor me 6 vende, do kishte 3 kryeministra shqiptar, sot është realitet, mund të jetë gjë e mirë ose e keqe, por nuk është pak, është shumë, sikundër është e qartë që shqiptarët në këtë kohë që kanë rilidhur urat me Euopën ecin përpara nëse dinë të sillen si njerëz të paqes, kjo është pak, por e sigurt dhe ne do e riftojmë Malin e Zi", pati thënë Rama. 

Samiti i radhës i Ballkanit të Hapur do të mbahet në 9-10 qershor në qytetin e Ohrit. Nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina nuk janë pjesë e nismës rajonale “Ballkani i Hapur”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 30/05/2022 17:48

    Paket e madhe për Ramen dhe Vucicin nga Putini, e mjera Shqipëri ku je fut e që nuk do rimëkëmesh kurr me këtë tradhtar…!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion