Opera 'Anne & Zef', këngëtarja shkodrane: Ti jepet fund gjakmarrjes, të rinjtë duan ta jetojnë rininë

Duhet ti jepet fund fenomenit të gjakmarrjes që ende sot vazhdon të ngujojë të rinjtë shqiptarë. Është ky apeli i 17 vjeçares Anjeza Marku, këngëtarja që nesër do të interpretojë rolin e Ana Frank në operën "Anne dhe Zef" në Universitetin e Arteve. Opera ndërthur historinë e adoleshentes hebreje e cila ishte viktimë e Holokaustit me Zefin, një djalë shqiptar viktimë e gjakmarrjes. E ftuar sot në emisionin "Rreze Dielli"Report TV për të folur pikërisht për këtë shfaqje, Marku tregoi për eksperiencën e saj me të rinj të cilët janë të ngujuar, ndërsa bëri apel që familjet të falin gjakun.

Fatkeqësisht është shumë aktuale edhe në Shkodër sepse vijnë prej fshatrave ata që duan të largohen prej këtij fenomeni. Është shumë e vështirë sepse ata nuk mund të dalin me shokët e tyre por duhet të qëndrojnë brenda (të izoluar). Mendoj që është një fenomen i cili ka mbetur prej shumë kohësh, Kanuni është shumë i hershëm pavarësisht se vazhdon edhe sot. Mendoj që duhet me u zhduk ky fenomen por duhet që familjet të falin njëri tjetrin. Për shkak se ne të rinjtë duam të jetojmë rininë, emocionet që i kemi në këtë moshë nuk i gjejmë më. Po, sigurisht duhet me qënë të sensibilizuar edhe institucionet , por më tepër njerëzit vetë, sepse jemi ne që e bëjmë këtë. Është me të vërtetë subjekt shumë i rëndësishë. Para pak kohësh kanë ndodh situata makabre edhe në Kosovë, që mund përafërsohet me historinë e Ana Frank, gjithashtu edhe në veri ndodh ende fenomeni i gjakmarrjes. Është një ndërthurje shumë e mirë, një sensibilizim që duhet ta ndjejmë të gjithë.

Anjeza Marku, këngëtare



Ndërkaq Marku shpjegoi në studio edhe të veçantën e kësaj opera falë ndërthurjes së pazakontë të 2 historive që shpërfaqen aty dhe pse njerëzit duhet të vijnë ta shohin.

Unë e kam lexuar e Ana Frank, kur isha 12 vjeç, ishte një histori shumë e trishtë në kuadrin e një 12 vjeccare sicc isha unë. Më ka bërë shumë ccudi se si përtej gjithë vuajtjeve në kampet e përqëndrimit ajo kishte një shpirt aq të madh dhe besonte ende tek e mira e njerëzimit. Mund të them që edhe unë u habita se si mund të bëhej një ndërthurje mes Ana Frank dhe një djaloshi 15 vjeccar si Zefi që u vra për shkak të gjakmarrjes. Mu duk shumë e veccantë sepse ne (personazhet) takohemi në parajsë dhe vazhdojmë të shkëmbejmë eksperiencat, sa të ndryshme aq edhe të ngjashme, është një dhimbje që na bashkon.

Anjeza Marku, këngëtare

Opera "Anne dhe Zef" do të shfaqet nesër në orën 16.30 në Universitetin e Arteve dhe realizohet falë mbështetjes së Ambasadës Holandeze në Tiranë. Anne Dhe Zef, dy të rinj të realiteteve të ndryshme takohen në parajsë dhe zbulojnë se kanë shumë gjëra të përbashkëta më njëri tjetrin. Është ky boshti në të cilin rrotullohet pjesa që do të shkojë më pas edhe në Gjakovë e Prishtinë. Zef flet për Kanunin, gjakmarrjen dhe vëllain e tij, Anne i tregon për kohën e saj në kampin Westerbork dhe atë të përqëndrimit Auschëitz dhe kështu midis adoleshentëve krijohet një lidhje e veçantë. Fëmijët të cilët kanë jetuar të izoluar deri në vdekje , takohen me njëritjetrin në kontekstin e lirisë absolute; në jetën e përtejme duke treguar sa pak ka ndryshuar shoqëria që nga koha e Anne Frankut. Njerëzit janë ende të izoluar në vende për të cilat nuk dinë asgjë. Këta njerëz nuk shfaqen në lajme, megjithatë, historitë e tyre dalin në pah shumë kohë pasi ato kanë ndodhur. Ana Frank do të interpretohet nga sopranoja shqiptare Anjeza Marku , ndërsa baritoni Patrik Vjollca do të jetë në rolin e Zefit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Armando Broja luan 20 minuta, Everton ndal Cityn 1-1 në Manchester! Haaland shpërdoron penalltinë në 'Boxing Day'

VIDEO/ Armando Broja luan 20 minuta, Everton ndal Cityn 1-1 në Manchester! Haaland shpërdoron penalltinë në 'Boxing Day'