Opera “Don Giovanni”, e Mozart
çel sezonin e ri artistik në TKOB

Opera “Don Giovanni”, e Mozart<br />çel sezonin e ri artistik në TKOB
Opera me dy akte “Don Giovanni” nga Wolfgang Amadeus Mozart, shkruar në vitin 1787, dhe shfaqur për herë të parë në vitin 1787, çeli mbrëmjen e djeshme sezonin e ri artistik në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.
 
Ky produksion solli në skenën e TKOB-së disa nga solistët më të mirë nga vendi, dhet artistë të huaj, të cilët në drejtimin e regjisorit Mariano Bauduin, dirigjentit Paolo J. Carbone, skenografinë e Otto Sujan, kostumet e Claudia Yannina Fascio (nën drejtimin e Lorena Marin), konceptin vizual skenik nga Mariano Bauduin dhe as/regjisore Ada Gurra, afirmuan suksesin e padiskutueshëm të kësaj opere.
 
Orkestra Simfonike dhe Kori i TKOB-së, dirigjenti i korit Dritan Lumshi, koncertmaestër Ardita Bufaj, dhe Ingrid Pulizo, dhe basso continuo per recitative nga Ingrid Pulizo dhe Loreta Memaj mbështetën intepretët Armando Likaj (Don Giovanni), Daniele Terenzi(Leporello), Sokol Tomorri(Komandanti), Eva Golemi dhe Ulpiana Aliaj(Donna Anna), Marco Ciaponni dhe Klodjan Kaçani(Don Ottavio), Dorina Selimaj, Emiljana Palushaj(Donna Elvira), Enrico Marchesini(Masseto), dhe Eriona Gjyzeli dhe Rezarta Qevani (Zerlina).
 
“Don Giovani” është një opera lirike me dy kate. Është opera e dytë italiane, nga tre që kompozitori austriak shkroi mbi libretin e Lorenzo Da Ponte. Opera u kompozua në mars 1787 kur Mozart ishte 13 vjeç. Ajo është konsideruar si një nga kryeveprat e Mozart, në historinë e muzikës dhe kulturës.
Don Zhuani, një fisnik i ri, arrogant dhe seksualisht i shthurur, abuzon dhe nëpërkëmb çdo njeri derisa takon diçka që nuk mund ta vrasë ta mundë apo ta manipulojë.
 
Morali i operas vjen në fund të shfaqjes “ Ky është fundi i një të ligu: vdekja e një mëkatari gjithnjë i përngjan jetës së tij. Opera do të shfaqet për publikun edhe në mbrëmjet e 16, 18 dhe 20 shtator./ATSH/
 
 

Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Rezultati u vendos me fotofinish, Noah Lyles njeriu më i shpejtë në botë

Paris 2024/ Rezultati u vendos me fotofinish, Noah Lyles njeriu më i shpejtë në botë