Opera, rikthehet sopranoja Inva
Mula si regjisore e ‘Pagliacci’-t

Opera, rikthehet sopranoja Inva<br />Mula si regjisore e ‘Pagliacci’-t
TIRANE- Inva Mula do të jetë protagoniste e veprës së fundit që do të ngjitet në skenë për këtë sezon artistik në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë. Sopranoja e njohur me famë ndërkombëtare, perveç se do të jetë protagoniste në rolin e Nedda-s, do të jetë edhe regjisore e operës “Pagliacci”, që do të ngjitet në skenë në datat 29, 30 Maj dhe 01, 02 Qershor 2015, Ora 20.00.

Ky produksion do të ngjisë në skenë artistët me famë botërore, që së bashku me artistët e TKOB-it do të ofrojnë për publikun një shfaqje që mbart një mesazh të rëndësishëm: Ndal dhunës ndaj grave.

Emrat e tjerë që do ta shoqërojnë Inva Mulën në këtë produksion janë: Bledar Gercaliu për skenografinë, Elva Bella për kostumet, Ada Gurra (As/regjisore). Nuk do të mungojë Kori i TKOB-it, drejtuar nga Dritan Lumshi, Kori i Liceut Artistik “Jordan Misja”, me të cilin ka punuar Irida Bega. Orkestra Simfonike e TKOB-it, do të drejtohet nga Maestro Michelangelo Mazza dhe pjesë e shfaqjes do të jenë edhe artistët e Cirkut të Tiranës.

Në rolet kryesore të operës “Pagliaçi” do të jenë: Nedda–Inva Mula, Mariana Leka; Canio-Walter Fraçaro, Davide La Verde; Tonio-Gocha Abuladze, Ylber Gjini; Silvio-Armando Likaj; Arleçhino -Klodjan Kaçani, Denis Skura, Ogert Islami, Erlind Zeraliu, etj. Regjisorja Inva Mula, edhe pse shpesh kjo opera është interpetuar së bashku me Operën "Cavalleria Rusticana" të Mascagani-t, në këtë produksion e ka konceptuar në një mënyrë origjinale me disa arie të shkëputura nga dy opera "Adriana Lecouvreur" (Francesco Cilea) dhe "Cavalleria Rusticana" (Mascagani), të cilat do të shoqërohen me pjesë koreografike të krijuara posaçërisht për këtë shfaqje, të interpretuara nga trupa e baletit te TKOB, me koreografi te Esdalin Goranit. Ariet do të interpretohen nga dy solistet e njohura të TKOB, Eva Golemi dhe Vikena Kamenica.

Mësohet se ditën e hënë regjisorja do të nis provat me artistët. Opera “Pagliaçi” rrëfen historinë e një trupe lëvizëse komedianësh të drejtuar nga Canio, i cili ka edhe një nga rolet më dramatikë të Operës. Ai ka një grua, Nedda-n, e cila dëshirohet nga Tonio, personazh negativ dhe dashurohet me të vërtetë nga një djalë i ri, Silvio. Kur Nedda refuzon Tonio-n dhe kapet duke përqafuar Silvion, Tonio i tregon Canios duke përgatitur kështu skenën për një tragjedi të madhe.

Ajo që e bën më të fuqishme veprën është interpretimi i një shfaqje brenda një shfaqje. Ndërkohë që aktorët e trupës recitojnë pjesët e tyre në skenë, personazhet kryesore Canio, Nedda dhe Tonio gjatë përjetimeve komike në skenë dhe ato tragjike të jetës reale përplasen në një mënyrë thellësisht shkatërruese.

Pagliacci” përshkruhet si më interesantja ndër operat e shkurtra të shkruara ndonjëherë, sepse ka një histori brilante mbi të cilën ajo është bazuar. Luhet si një shfaqje brenda një shfaqjeje.

Në libret ngjarjet zhvillohen në Kalabri, një zonë e jugut të Italisë, ku xhelozitë dhe pasionet e ndaluara të një trupe aktorësh lëvizëse pasqyrojnë edhe temën e komedisë që ata do të performojnë. Leoncavallo si libretist dhe kompozitor i veprës sjell për publikun në këto dy akte të shkurtra një eksperiencë tepër të fortë emocionale. Kjo vepër u shfaq për herë të parë në Milano, në Teatro dal Verme, në 21 maj 1892.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023