Operacion anti-drogë në Fier, arrestohen babë e bi


TIRANË, 29 Tetor/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Policia e Fierit ka sekuestruar 13 kilogram lëndë narkotike dhe ka arrestuar 3 shtetas në kuadër të operacionit anti-drogë "Komar".
Sipas policisë të arrestuarit në kuadër të këtij operacioni janë Shezair Sinanaj, 55 vjeç, ish oficer policie, Dorian Sinanaj, 27 vjeç, nga  Patosi (atë e bir) si dhe  Fuat Bakia, 52 vjeç (kushëri më dy të parët), banues në fshatin Komar Tepelenë.
Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi në ngarkim të tyre kishte filluar proçedimi penal dhe u aplikuan metoda speciale të hetimit për veprën penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotikve në bashkëpunim". Gjatë kapjes dhe kontrollit të ushtruar, u gjetën dhe sekuestruan një sasi prej 13(trembëdhjetë) kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva,një prese me vakum, një peshore elektronike.
/f.n/

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet në Dubai Elson Reçi, organizator i atentatit ndaj Preng Gjinit