Në vazhdim të operacioneve antikanabis në rang vendi, kanë zbuluar dhe asgjësuar në total 505 rrënjë kanabisi në Qarkun e Shkodrës dhe atë të Vlorës.
Në Shkodër, nga efektivët e policisë gjatë ditës së djeshme është ushtruar një kontroll i imtësishëm në fshatin Kir , në vendin e quajtur “Mark Nonaj”, në komunën Pult, në Shkodër.
Janë gjetur të kultivuara dhe janë asgjësuar 1 parcelë me 200 rrënjë bimë narkotike si dhe 200 kubik me bimë narkotike Canabis Sattiva.
Këto bimë u asgjesuan në vend me anë të djegies ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale. Policia e Shkodrës bën me dije se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Ndërsa policia e Vlorës ka zbuluar dhe asgjësuar 2 parcela me rreth 105 bimé narkotike té llojit "Canabis-sattiva". Bima narkotike u zbulua në fshatin Dushkarak, në vendin e quajtur "Dautaj".
Në zonën e pyllëzuar ishin hapur 2 parcela afër shtratit të lumit Vjosë, në të cilat ishin té kultivuara 105 bime narkotike me lartësi deri në 20 cm.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com