4941 bimë narkotike kanabis janë asgjesuar në zonat malore të pyllëzuara të Krujës.

Sipas policisë është finalizuar faza e 32-të e megaoperacionit policor të koduar “Territor i pastër”,  i zhvilluar kryesisht në zonën e Malësisë së Krujës. 

Gjatë kësaj faze u gjetën dhe u asgjesuan 4941 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa të kultivuara në zona të vështira malore dhe të pyllëzuara.

Policia e Krujës dhe ajo e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon hetimet e thelluara për  identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale.