DURRËS- Një operacion anti-drogë është zhvilluar pasditen e kësaj të marte në qytetin e Durrësit që është finalizuar me shkatërrimin e një grupi kriminal dhe arrestimin e 2 të rinjve. Si rezultat i këtij operacion të zhvilluar në lagjen 13, i cili vijon ende, të arrestuar janë Vilson Memini, 29 vjeç lindur në Elbasan dhe banues në Lagjen 18 në Durrës si edhe Erges Shehi, 30 vjeç lindur në Durrës dhe banues Lagjen 13 në Plazh.
Siç Report Tv ka mësuar nga burime zyrtare, 2 të rinjtë në momentin e arrestimit kanë bërë rezistencë duke kundërshtuar me forcë policët dhe kanë tentuar të largohen, por efektivi qëlloi në ajër për t'i neutralizuar. Nga sa mësohet, 2 të rinjtë janë persona me precedent të theksuar kriminal, teksa operacioni vijon për kapjen e personave të tjerë të këtij grupi kriminal.
Në minutat në vijim priten të mësohen më shumë detaje.
"Policia e Durrësit ishte në operacion në lagjen nr 13 Plazh për të kapur një grup që merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike Kokainë . Gjatë operacionit dy persona me precedent të theksuar kriminal në fushën e narkotikeve kanë kundërshtuar me dhunë policinë dhe kanë tentuar të largohen ndërkohë që një prej punonjësve të policisë ka qëlluar në ajër për t'i neutralizuar. Policia ka prangosur dy persona , V.M., 29 vjeç dhe E.SH., 30 vjec dhe ka sekuestruar deri tani rreth një kilogramë kokainë. Vijon operacioni", njofton policia.
Report Tv ka mësuar emrat e 2 të rinjve që kanë rënë në prangat e policisë si rezultat i operacionit anti drogë në Durrës. Të arrestuar janë Vilson Memini, 29 vjeç lindur në Elbasan dhe banues në Lagjen 18 në Durrës si edhe Erges Shehi, 30 vjeç lindur në Durrës dhe banues Lagjen 13 në Plazh. Sipas policisë, dy të rinjtë janë me precedent të theksuar penal në fushën në fushën e narkotikëve.