Një operacion është zhvilluar në Athinë, në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar.
Operacioni është zhvilluar në ishullin Zakynthos. Në këtë aksion janë arrestuar 22 persona, mes tyre edhe disa shqiptarë.
Të arrestuarit akuzohen se janë pjesë e një grupi të mirëstrukturuar kriminal. Grupi merrej me trafik ndërkombëtar të drogës.
Arrestime ka patur në Zakyntho, por arrestime ka patur edhe në Athinë dhe Pyrgo.
Në aksion kanë marrë pjesë 20 agjentë të antikrimit, ndërkohë që dyshohet se anëtarët e grupit kanë sjellë në Greqi rreth 700 kilogramë marijuanë.
Ende po vazhdon aksioni, ndërsa të arrestuarit pritet të njihen me masën e arrestit në ditët në vijim. Nuk dihen ende detaje për identitetin e tyre.