Tentuan të trafikonin 58 kg kanabis në drejtim të Maqedonisë së Veriut, arrestohen 3 trafikantë në Qafë-Thanë, 2 në kërkim

POGRADEC - Një vajzë 28-vjeçare nga Tirana,  një 17 vjeçar dhe një 32-vjeçar, të dy nga Kruja, u arrestuan nga policia për tentativën e trafikimit të 58 kilogramë kanabis nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut përmes pikës kufitare të Qafë-Thanës.

Në kërkim u shpallën dy vëllezër, 28 dhe 30 vjeç banues në fshatin Piskupat të Pogradecit, të cilët sipas policisë janë personat që do të trafikonin sasinë e drogës në drejtim të shtetit maqedonas.

Nga hetimet e kryera rezulton se 28-vjeçarja Erisa Fero dhe dy të arrestuarit nga Kruja, Likë Basha dhe 17-vjeçari me inicialet M.K, kishin kryer transportimin e lëndës narkotike nga qyteti i Tiranës në drejtim të Qafë-Thanës. Burime jo zyrtare thanë se droga vinte nga zona e Malësisë së Shkodrës.

Policia kishte marrë informacione për tentativën e trafikut, ndaj shtuan kontrollet në pikën kufitare në Qafë Thanë dhe bënë kontroll të imtësishëm në makinën tip “Volkswagen” pranë të cilit ndodhej 32-vjeçari Likë Basha dhe zbuluan në bagazh 58 kg kanabis.

AKSHI njoftoi se Erisa Fero ishte specialiste pranë sektorit përkatës të e-Albania dhe në zbatim të Kodit të Punës, nisi procedurën e shkarkimit nga puna.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:11
VIDEO /U arrestua sot për trafik droge, jeta luksoze e Erisa Feros, nga tymosja e puros tek postimet nga poligoni: Kështu është kur gjyshi të rrit me kallash

 

Mediat greke i kanë dedikuar një artikull 28-vjecares shqiptare Erisa Fero që u arrestua më 2 bashkëpunëtorë teksa po transportonte 58 kg drogë nga Korca për në Maqedoninë e Veriut. Protothema i referohet sikur bënte jetë gangstereje ndërsa tregon edhe postimet në rrjete sociale.

Në një video në Instagram, 28-vjeçarja Erisa Fero ka treguar shpesh stilin e jetës së saj të veçantë dhe luksoze, ndërsa lart në profilin e saj ka edhe një video ku shihet teksa bën qitje. 

“Kështu është kur gjyshi të rrit me raki dhe kallash”, shkruante ajo. Në imazhe të tjera shfaqet duke tymosur një puro.

1672341110_erisa.JPG

Ora 18:59
U kap me 58 kg kanabis në makinë, 28-vjeçarja kishte lidhje intime me trafikantin! Paraqiste karta si punonjëse ministre për shmangie kontrollesh

1672312950_ErisaFero.jpg

Erisa Fero 28-vjeçarja që u arrestua nga policia në Korçë, pasi bashkë me dy të tjerë, Likë Bashën dhe një 17-vjeçar u kapën me 58 kg kanabis në makinë në Qafë-Thanë, të cilin po tentonin ta trafikonin në Maqedoninë e Veriut, kishte krijuar raport intim me njërin prej tyre.

Sic raportojnë mediat, Fero ishte në një lidhje me Bashën dhe i shmangej patrullave të policisë, duke paraqitur dokumente si punonjëse e ministrive të ndryshme në vend që të shmangte kontrollet.

Ora 13:10
Punonjësja u arrestua pasi u kap me drogë në makinë, reagon AKSHI: Kemi nisur procedurat për ta shkarkuar

1672312950_ErisaFero.jpg

Agjencia Kombëtare e Informacionit ka reaguar pasi punonjësja e këtij institucioni Erisa Fero, u kap duke transprotuar drogë në Qafë-Thanë. Sipas AKSHI-t, ka nisur menjëherë procedurën për shkarkimin nga puna të këtij personi.

‘Në vijim të deklaratës së Drejtorisë Vendore të Policisë së Korçës, për finalizimin e operacionit “Restart”, me arrrestimin e 3 shtetasve, ndër të cilët dhe znj. Erisa Fero, AKSHI njofton se: bazuar në legjislacionin shqiptar në fuqi (Kodi i Punës), ka nisur menjëherë procedurën për shkarkimin nga puna të këtij personi.

Znj. Erisa Fero, ishte punonjëse pranë sektorit përkatës të e-Albania, në nivelin Specialiste. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, dënon çdo akt të kundra ligjshëm dhe siguron se do të jetë gjithmonë mbështetës në proceset e institucioneve që veprojnë në mbrojtje të ligjit.’- njofton AKSHI.

Ora 09:54
U kap bashkë me 2 të tjerë me 58 kg kanabis në makinë, kush është 28-vjeçarja që u arrestua në Qafë-Thanë

1672303518_page.jpg

Erisa Fero 28-vjeçe është e reja e cila është arrestuar nga policia në Korçë, pasi bashkë me dy të tjerë, Likë Bashën dhe një 17-vjeçar u kapën me 58 kg kanabis në makinë në Qafë-Thanë, të cilin po tentonin ta trafikonin në Maqedoninë e Veriut. Erisa Fero ka qenë dhe pjesë e një KZAZ-je dhe është kallëzuar penalisht për krime zgjedhore nga KQZ-ja së bashku me 21 komisionarë te tjerë. Përfaqësonte PS në komision dhe mësohet ka falsifikuar rezultatin zgjedhor në atë KZAZ.

Ndërsa Likë Basha, thonë burime për Report tv, rezulton të jetë djali i një biznesmeni nga Fushë-Kruja. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se lënda narkotike e kapur në Qafë-Thanë, vinte nga zona e Shkodrës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lushka: 30/12/2022 11:00

    Hahaha luxury madhi kesaj te shkretes me pranim krimi Po he se ja hedh me 7.8 vite edhe Ben lux me shampanje ne burgun Jordan misja... Sa here kam kaluar ne qafe thane ne dogane direkte tek magazine policave edhe bej sikur merzitem mos me kapen ... Ato shtangin edhe thojne ke gje te jashteligjshme me vete kontrollo shiko... Kur mbarojne edal rraket edhe I them shefi mirupafshim ai qesh... Keshtu qe mund te duket dogane e lodhur por eshte dogane efikase. Luxury I kesaj punetore ministre me karta tek rruga kavajes...

    Përgjigju
  • Turi: 29/12/2022 21:43

    Dmth te shkosh ne poligon dhe te tymosesh puro eshte luks ?

    Përgjigju
  • Arbërori: 29/12/2022 20:18

    Prostitutat e Edvin shkjaut shqipfolës. Mos u befasoni vet e keni zgjedhë e mos e leshoni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari