Babë e bir kanë rënë në prangat e policisë gjatë një operacioni anti-drogë në Vau i Dejës, Shkodër. Gjatë kontrollit në banesën e 69-vjecarit të identifikuar si M.N., në lagjen "Kinema", Vau i Dejës, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 22 kilogramë kanabis, në proces tharjeje.
Nga operacioni i koduar ‘Vigu’, u arrestua edhe i biri 31-vjecar i identifikuar si K.N. Ndërkohë po punohet për kapjen e bashkëpunëtorit të tyre, 29-vjeçarit të identifikuar si P.L.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Operacioni u realizua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në vijim të kontrolleve në terren, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.