VIDEO/ Sekuestrohet 500 kg kanabis në Vlorë, do trafikohej drejt Turqisë! Droga e ndarë në 34 pako, 7 në pranga (EMRAT)

VLORË- Një operacioni anti-drogë në Vlorë ka çuar në kapjen e 500 kg droge, e cila ishte e paketuar dhe grupi kriminal po bëhej gati për ta trafikuar. Në operacion kanë marrë pjesë edhe forcat RENEA, të cilat e kanë kapur drogën teksa po transportohej drejt vijës ujore me tentativë më pas për ta trafikuar përmes detit në Turqi, ndërsa 7 persona janë arrestuar.

“Disa shtetas, të organizuar si grup, kryenin veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, dhe po bëheshin gati për të transportuar nëpërmjet kufirit detar, një sasi të madhe lënde narkotike kanabis, me qëllim trafikimin drejt Turqisë”, tha drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë Ermal Muçaj.

Droga ishte e ndarë në 34 pako me peshë të ndryshme dhe ishte e stampuar me shkronja si, K, F, A. Ndërhyrja nga forcat RENEA dhe Policia e Vlorës është bërë gjatë natës (11-12 dhjetor) në fshatin Trevllazër, ndërsa siç shihet edhe nga pamjet e operacionit droga është kapur teksa transportohej me furgon drejt detit, në tentativë për t’u nisur më pas në Turqi.

Në pranga kanë rënë Idriz Meminaj, 31 vjeç, Romir Meminaj, 49 vjeç, Emanuel Meminaj, 22 vjeç, Nertil Gjoni, 39 vjeç, Xhuiliano Gjoni, 30 vjeç, Laurent Lika, 37 vjeç, Altin Meçi, 50 vjeç. Në kërkim janë dhe disa persona të tjerë banues në Vlorë e Tiranë. Furgoni i mbushur plot me drogë drejtohej nga Nertin Gjoni, ndërsa ishte në pronësi Idriz Meminaj dhe Romir Meminaj.

"Nga hetimet intensive të kryera në kuadër të këtij operacioni rezultoi se këta shtetas vepronin në mënyrë të organizuar, për të trafikuar lëndë narkotike cannabis sativa, drejt shtetit turk, nëpërmjet rrugëve detare. Këta shtetas kishin përpunuar dhe ambalazhuar lëndën narkotike në magazinën e 2  vëllezërve Idriz Meminaj dhe Romir Meminaj, dhe më pas, me automjetin e drejtuar nga shtetasi Nertin Gjoni, po e transportonin në afërsi të vijës ujore, për ta transportuar më pas me rrugë detare, drejt Turqisë”, tha drejtori i Policisë Vlorë, Muçaj.

Operacioni ka vijuar me kontrollin e  magazinës, në fshatin Trevllazër, ku janë kapur në flagrancë Idriz Meminaj dhe Romir Meminaj. Gjatë kontrolleve në banesa janë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri, 4 automjete dhe 8 celularë.

Nga hetimet intensive të kryera në kuadër të këtij operacioni ka rezultuar se këta shtetas vepronin të organizuar në formën e një grupi, për të prodhuar, ambalazhuar dhe trafikuar lëndë narkotike kanabis, jashtë vendit.

Emrat e të arrestuarve
Idriz Meminaj, 39 vjeç, banues në fshatin Trevllazër
Romir Meminaj, 49 vjeç, banues në fshatin Trevllazër;
Emanuel Meminaj, 22 vjeç, banues në fshatin Trevllazër;
Nertin Gjoni, 39 vjeç, banues në fshatin Babicë;
Xhuljano Gjoni, 30 vjeç, banues në fshatin Babicë.
Laurent Likaj, 37 vjeç, banues në Vlorë;
Altin Meçi, 50 vjeç, banues në Patos.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:59
VIDEO/ 'Policia, duart lart', dalin pamjet, si u kapën trafikantët e drogës në Vlorë

Ky është momenti i ndërhyrjes së forcave RENEA dhe Policisë të cilat goditën një grup që do të trafikonin 500 kg drogë përmes rrugëve detare drejt Turqisë.

Siç shihet edhe nga video, ndërhyrja është bërë natën, ndërsa furgoni ishte i mbushur me drogë të ndarë me 34 pako.

Ora 09:51
Sekuestrimi i 500 kg droge në Vlorë, Policia: Do transportohej në rrugë detare drejt Turqisë

Policia ka dalë në një deklaratë për mediat pas operacionit për sekuestrimin e drogës. Rreth 500 kg kanabis e ndarë në 34 pako ishte gati për trafikim dhe grupi që u godit do ta kalonte përmes rrugëve detare në Turqi.

“Nga hetimet e kryera, vepronin në mënyrë të organizuar për ta trafikuar drejte shtetit turk. Kishin përpunuar ambalazhuar lëndën narkotike, dhe më pas në automjetin po e transportin drejt detit me qëllim transportin drejt Turqisë. Në lagjen 11 janari është bllokuar automjeti dhe sekuestroi 34 pako të mbushur me kanabis”, tha policia.

Policia ka sekuestruar 2 armë zjarri, 8 celularë, 4 automjete.

Deklarata e plotë

Ky operacioni është rezultat i një procedimi të ndjekur me metoda speciale të hetimit, në drejtimin e  Prokurorisë së Vlorës, që është iniciuar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorise Vendore Policise Vlorë. Në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive dhe veprimtarive kriminale, në vijim të megaoperacionit policor kombëtar të koduar “Tempulli”, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë referuan pranë organit procedues, ku nisi procedimi nr.1348/2023,  i cili u ndoq për disa muaj, me metoda speciale hetimi.    
  
Nga hetimet rezultoi se disa shtetas, të organizuar si grup, kryenin veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, dhe po bëheshin gati për të transportuar nëpërmjet kufirit detar, një sasi të madhe lënde narkotike kanabis, me qëllim trafikimin drejt Turqisë.Bazuar në këto informacione u organizua dhe u finalizua operacioni policor antidrogë i koduar “RESET”, në kuadër të të cilit, strukturat hetimore të DVP Vlorë, me mbështetjen e shërbimeve të Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Vlorë, të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe të Repartit Special “RENEA”, arrestuan në flagrancë shtetasit:    

Idriz Meminaj, 39 vjeç, banues në fshatin Trevllazër;
Romir Meminaj, 49 vjeç, banues në fshatin Trevllazër;
Emanuel Meminaj, 22 vjeç, banues në fshatin Trevllazër;
Nertin Gjoni, 39 vjeç, banues në fshatin Babicë;
Xhuljano Gjoni, 30 vjeç, banues në fshatin Babicë.
 
Në vijim të operacionit u ndaluan shtetasit: 
Laurent Likaj, 37 vjeç, banues në Vlorë;
Altin Meçi, 50 vjeç, banues në Patos.
 
Gjithashtu u shpallën në kërkim dhe disa shtetas të tjerë, banues në Vlorë dhe në Tiranë,  gjenealitetet e të cilëve nuk bëhen me dije, për arsye hetimore.

Nga hetimet intensive të kryera në kuadër të këtij operacioni rezultoi se këta shtetas vepronin në mënyrë të organizuar, për të trafikuar lëndë narkotike cannabis sativa, drejt shtetit turk, nëpërmjet rrugëve detare. Këta shtetas kishin përpunuar dhe ambalazhuar lëndën narkotike në magazinën e 2  vëllezërve Idriz Meminaj dhe Romir Meminaj, dhe më pas, me automjetin e drejtuar nga shtetasi Nertin Gjoni, po e transportonin në afërsi të vijës ujore, për ta transportuar më pas me rrugë detare, drejt Turqisë.   

Falë veprimeve të shpejta dhe të koordinuara të forcave pjesëmarrëse në këtë operacion është bërë e mundur që në lagjen “11 Janari”, të bllokohet automjeti që drejtohej nga shtetasi Nertin Gjoni. Gjatë kontrollit në automjet, Policia gjeti dhe sekuestroi 34 pako të madhësive të ndryshme, me lëndë narkotike cannabis sativa në formë boçeje, me peshe totale 500 kilogramë. 

Operacioni ka vijuar  me kontrollin e  magazinës, në fshatin Trevllazër, ku janë kapur në flagrancë shtetasit Idriz Meminaj dhe Romir Meminaj. Gjithashtu, në vijim të operacionit janë kapur dhe disa shtetas të përfshirë në këtë rast, si dhe vijon puna intensive për kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim. Gjatë kontrolleve në banesa janë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri, 4 automjete dhe 8 celularë. Nga hetimet intensive të kryera në kuadër të këtij operacioni ka rezultuar se këta shtetas vepronin të organizuar në formën e një grupi, për të prodhuar, ambalazhuar dhe trafikuar lëndë narkotike kanabis, jashtë vendit.

Operacioni është në vijim dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin dhe kapjen e   shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Operacioni policor  “RESET”, një shembull i bashkëpunimit korrekt, ligjor dhe profesional mes Policisë së Vlorës dhe Prokurorisë. Gjej rastin për të falënderuar Prokurorinë e Vlorës dhe të gjithë punonjësit e Policisë të DVP Vlorë, të Forcës së Posaçme Operacionale të DPPSH-së dhe të Repartit Special  “RENEA”, të cilët kontribuan për këtë operacion, në mënyrë të veçantë Komandën e Guardia di Finanza-s në Vlorë, për asistencën gjatë këtij operacioni. 

Të nderuar qytetarë të qarkut Vlorë, që na keni mbështetur në punën tonë të përditshme, për të garantuar rendin dhe sigurinë, si dhe për të luftuar krimin, dua t’ju siguroj se strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë janë maksimalisht të angazhuara dhe të vendosura për të luftuar krimin me ashpërsinë e ligjit. Në këtë kuadër ju ftoj të vijoni të mbështetni Policinë, duke denoncuar çdo paligjshmëri dhe ne ju garantojmë anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe profesional.   

Ora 09:50
Sekuestrohen 500 kg kanabis në Vlorë, do trafikohej drejt Turqisë! EMRAT e 7 të arrestuarve

1702370859_policiavlore.jpg

Një operacion anti-drogë ka çuar në sekuestrimin e rreth 500 kg kanabisi në Vlorë. Operacioni është zhvilluar gjatë natës në fshatin '3-Vllazër', ku janë kapur 30 pako me kanabis.

Të arrestuar janë 
Idriz Meminaj 31 vjec banues në fshatin 3 Vllazën
Romir Meminaj 49 vjeç banues në fshatin 3 Vllazën
Emanuel Meminaj 22 banues në fshatin 3 Vllazën
Nertil Gjoni 39 vjeç banues në fshatin Babicë
Xhuiliano Gjoni 30 vjec banues në fshatin Babicë
Laurent Lika 37 vjeç banues në Vlorë
Altin Meçi 50 vjeç banues në Patos

Në kërkim janë dhe disa shtetas të tjerë banues në Vlorë e Tiranë të ciëlt për arsye hetimi nuk bëhen të ditur emrat.

Ora 09:47
500 kg drogë gati për shitje, policia stakoi energjinë elektrike dhe ndërhyu për të zhvilluar operacionin anti-drogë

1702367982_WhatsAppImage20231212at08.43.04.jpeg

Rreth 500 kg drogë është sekuestruar nga policia e Vlorës e cila ishte gati për shitje. Report Tv ka mëzuar detaje në lidhje me operacionin e zhvilluar nga blutë e Vlorës dhe nga forcat RENEA. Mësohet se në orën 12:30 të mbrëmjes së djeshme është stakuar energjia elektrike dhe më pas është ndërhyre për të zhvilluar operacionin anti-drogë.

Ora 09:43
E ndarë në pako, del video e drogës së sekuestruar në Vlorë

Report Tv sjell videon e drogës së sekuestruar në Vlorë. Bëhet fjalë për 500 kg kanabis, e cila siç shihet edhe nga pamjet është e ndarë në pako dhe gati për trafikim.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 4 automjete, 2 prej të cilëve furgonë.

Ora 09:37
Operacioni antidrogë në Vlorë, 7 të arrestuar, në operacion edhe forcat RENEA

 

Rreth 500 kg drogë është sekuestruar në Vlorë. Në operacionin e policisë kanë marrë pjesë edhe forcat RENEA, ndërsa burime për Report Tv bënë me dije se janë vënë në pranga 7 persona.

Ora 08:50
Report Tv siguron foton ekskluzive të kanabisit të sekuestruar në Vlorë, 30 pako me peshë rreth 400 kg

1702367982_WhatsAppImage20231212at08.43.04.jpeg

Report Tv ka siguruar foton e kanabisit të sekuestruar në Vlorë gjatë operacionit anti-drogë. Kanabisi siç shihet edhe nga foto është i ndarë në rreth 30 pako, të stampuara me shkronja K, F, A, O. Kanabisi me peshë rreth 400 kg është sekuestruar gjatë natës teksa transportohej me një fugon gati për trafikim.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vasil shanto: 12/12/2023 10:21

    O MARIGLEN me sa shof ermalin e paske par ne televizor nuk e njifke mire po shum e veshtir dhe e pamundur te besh negociata me ernalin kshu qe sa ka ardhe ai ne vlore e ka reduktuar krimin 90% kshu qe mos fol kur nuk i njef njerzit. Bravo policia vlores.

    Përgjigju
  • Turi: 12/12/2023 10:20

    Shteti te meret me hajdutet e milionave € te vjedhura nga politikanet dhe jo me barin qe ushqen me qindra familje . Gjithe Europa nese te kap asnje nate nuk te mban ne burg me canabis kurse keta plera i denojne me 7 vjet burg , kapni vrasesit dhe grabitesit dhe ho ata qe punojne pa zhurme o shtet prostitute

    Përgjigju
    • Meri: 12/12/2023 12:41

      Tru peshk,si u ushqekan me qindra familje,duke I shkatërruar jetën atyre qindra familjeve të tjera e kunsumojnë??...

    • boti: 12/12/2023 10:49

      do te vij radha dhe ty shoku. Prit

  • Marigleni: 12/12/2023 09:35

    cne hashah ne vlore ore se me sa dim ne dhe Talulanti , Ermali i Metit e ka shfarrosur kete bime.Aha aha sic duket kan prishur pazar e ndaj kan ngec ne rrjete ose do ken kaluar 2 ton matane .i papare je o Ermali Metit.

    Përgjigju
    • Ervis: 12/12/2023 10:29

      Thuaj jo Fërrnetit

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?