2 persona janë vënë në pranga nga policia e Durrësit pasi po transportonin 41 kilogramë kanabis në zonën e Niklës në Fushë-Krujë.
Policia e Durrësit njofton se Mond Bami 40 vjeç dhe Gëzim Tema 40 vjeç, të dy banues në Nikël, janë arrestuar pasi në aksin rrugor Nikël-Tapizë, u lokalizuan dhe iu bllokua automjeti me të cilin dyshohej se transportohej lëndë narkotike.
Nga kontrolli fizik i personave të arrestuar dhe i mjetit tip ”Volksëagen”në të cilin ata udhëtonin, u gjetën 4 thasë plastikë me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, me peshë 41 kilogramë. Policia sekuestroi gjithashtu edhe 2 aparate celulare.