2 të rinj janë arrestuar dhe dy të tjera janë në hetim pasi akuzohen për armëmbajtje pa leje dhe organizim i lojërave të fatit. Në lokalin e shtetasit Ndue Biba në fshatin Shënkollë, ushtrohej veprimtaria e paligjshme e lojërave të fatit, si dhe personat që frekuentonin ketë ambient mbanin armë të ftohta me vete. Kjo ka bërë që policia të zhvillojë një operacion blic i koduar "Last Game ". Gjatë një kontrolli të dy klientëve në lokal Orgito Hoxha dhe F. P., iu gjetën në celularët e tyre, faqe për lotari sportive, ndërsa klientit tjetër Ardi Marku,i është gjetur një përforcues grushti që plotëson kushtet e armës së ftohtë, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Orgito Hoxhës u gjetën një armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak.
Kjo ka bërë që policia të arrestojë Orgito Hoxha, 17 vjeç dhe Ardi Marku, 18 vjeç, banues në Shënkollë, Lezhë, si dhe u procedua penalisht shtetasi F. P. dhe pronarin e lokalit, shtetasi Ndue Biba.
Policia sekuestroi armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, përforcues grushti dhe aparate celulare, që shërbenin për ushtrimin e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.