3 persona janë arrestuar nga operacioni i mbrëmshëm i Policisë së Vlorë për të goditur disa pika të lojërave të fatit. Operacioni ka vijuar deri në orët e para të mëngjesit. Ndërkohë që raportohet se janë bllokuar disa pika që operonin vënie llotosh të paligjshme.

Policia e Vlorës bën me dije informacioni është marrë në rrugë operative, ndërkohë që ka njoftuar se janë nën hetim 3 persona të tjerë. Janë sekuestruar dy kompjuter laptop, një printer, një Ipad, tre dekodera, dhe katër aparatë telefoni celular. 3 kanë qenë rastet e lokaleve të goditura dhe janë arrestuar të tre pronarët.

Rasti i parë është Aldo Malajt 25 vjeç pasi në lagjen "Pavarësia", në ambjentet e lokalit të tij "BAR-KAFE", dyshohet se ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit. Gjatë kontrollit  janë konstatuar disa paisje elektronike, si një kompjuter laptop, një printer, një Ipad të cilat dyshohen se përdoreshin për lojëra të  palejuara dhe baste sportive, duke përfituar vlera monetare të pa deklaruar në organet tatimore.

Një tjetër 25 vjeçar është prangosur Xhulio Ferati, të cilit gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e lokalit të tij në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, i janë konstatuar tre dekodera, një kompjuter laptop dhe një aparatë telefoni celular, të cilat dyshohen se përdoreshin për lojra të palejuara dhe baste sportive. Për rastin në fjalë është proceduar penalisht edhe shtetasin P.C, 62 vjeç, pasi ishte duke vendosur baste sportive.

Dhe personi i tretë i prangosur, Denis  Biraci 29 vjeç, banues në Vlorë, të cilit në ambientet e lokalit të tij në lagjen “24 Maj”, Vlorë, dyshohet se ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të lokalit u gjetën e sekuestruan  tre aparate telefona celular të cilat dyshohen se përdoreshin për vendosjen e basteve sportive. Në lokalin e tij janë gjetur duke vënë baste sportive I.J,50 vjeç,dhe A.D.,27 vjeç, banues ne Vlorë, të cilët janë në procedim penal.

Fier po ashtu 3 pronarë lokalesh janë vënë në pranga, një tjetër u shpall në kërkim  për ushtrimin e paligjshëm të aktivitetit të lojërave të fatit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:31
Aksion kundër lojërave të fatit në Fier, tre të arrestuar, dy nën hetim, shpallet në kërkim pronari i një lokali! Sekuestrohen 9 celularë

Një tjetër aksion kundër lojërave të paligjshme të fatit është zhvilluar në Fier, ku për pasojë kanë rënë në pranga tre persona, dy të tjerë janë vënën nën hetim, ndërsa është shpallur në kërkim pronari i një lokali.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara janë goditur 4 raste të zhvillimit të lojërave të fatit përmes celularëve, ku blutë e Fierit sekuestruan 9 prej tyre.

Mësohet se është arrestuar Irakli Mëngjezi, 26 vjeç, punonjës dhe u shpall në kërkim punonjësi i lokalit Shkëlzen Babolli, 46 vjeç.

Ndërkohë është arrestuar edhe Dashamir Dauti, 37 vjeç, i cili në një lokal në pronësinë e në lagjen "Kastrioti" ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit dhe basteve sportive. Për të njëjtën arsye në pranga ka rënë edhe Avni Dauti, 47 vjeç, pasi e ushtronte aktivitetin në loklain e tij në lagjen në lagjen "Apollonia"

Sakaq është vënë nën hetim shtetasi O. Ç., 17 vjeç, banues në Fier, pasi në lokalin e shtetasit L. P në lagjen "16 Prilli" ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit dhe basteve sportive.