VIDEO/ Shkatërrohet klani shqiptar që trafikonte drogë nga Gjermania në Itali, 13 të arrestuar, 3 prej tyre kapen në Vlorë! Sekuestrohet dhe 26 kg kokainë

Një grup kriminal shqiptar që trafikonte drogë nga Gjermania në Itali është shkatërruar nga një operacion ndërkombëtar anti-drogë, i shtrirë edhe në vendin tonë. Në total janë arrestuar 13 persona, ku 3 prej tyre janë kapur nga Forcat Operacionale në qytetin e Vlorës. Të tre rezultojnë se ishin pjesë e grupit kriminal që trafikonte kanabis e kokainë drejt Italisë.

Në kuadër të operacionit ‘Sammogia’, të iniciuar nga policia Italiane, është sekuestruar 26.5 kg kokainë dhe 11 kg kanabis. Ndërkohë, 22 persona janë në hetim, ndërsa arrestimet përveç Vlorës, janë kryer edhe në Itali dhe Gjermani.  

Në pranga në Vlorë kanë rënë dy vëllezërit Ledian dhe Florjan Muho, 33 dhe 38 vjeç, si edhe 52-vjeçari Landi Kalemaj. Për të tre, Gjykata e Bolonjas ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

“Pjesëtarë të një organizate kriminale në Itali, për trafikim narkotikësh, lokalizohen në Vlorë, kapen dhe vihen në pranga 3 shtetas. Gjatë operacionit ndërkombëtar “Sammogia”, në total, në Shqipëri, Itali dhe Gjermani, u arrestuan 13 shtetas”, njoftoi Policia e Shtetit.

Mediat italiane kanë zbardhur edhe detaje nga operacioni, ku sipas tyre autoritetet kanë monitoruar disa lëvizje korrierësh nga Gjermania në Itali, teksa shpërndanin drogë. Nga hetimet u konstatua se korrierët shqiptarë, për llogari të organizatës kriminale, shpërndanin çdo javë kokainë dhe kanabis në Itali, duke ua dorëzuar blerësve e bashkatdhetarëve të tyre.

Siç shihet edhe në pamjet e operacionit, është kapur drogë e ndarë në doza, ndërsa një pjatë kokainë ishte futur në mikrovalë. Në pamje shihet momenti kur policia italiane mësyn në një banesë, ndërsa janë sekuestruar edhe euro cash të fshehura në çorape, si edhe celularë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:43
Pjesë e grupit që trafikonte drogë nga Gjermania në Itali, momenti i arrestimit të 3 prej anëtarëve në Vlorë

 

Janë publikuar pamjet e arrestimit të tre personave në Vlorë, të cilët akuzohen se janë pjesë e grupit kriminal që trafikonte drogë nga Gjermania në Itali. Në këto video shihet momenti i arrestimit të dy vëllezërve Ledian dhe Florjan Muho, 33 dhe 38 vjeç, si edhe 52-vjeçari Landi Kalemaj.

Në pamje shihet se dy vëllezërit janë arrestuar në lokal.  Operacioni ndërkombëtar që çoi në shkatërrimin e grupit kriminal që trafikonte drogë u përshëndet edhe nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

“Policia e Shtetit po konsolidohet çdo ditë e më shumë si partner i besueshëm i policive dhe agjencive të vendeve partnere, sëbashku me Interpol dhe Europol në luftën kundër krimit të organizuar, me një fokus të veçantë luftën kundër grupeve kriminale të përfshira në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe armëve. Gjatë natë dhe mëngjesit të sotëm është finalizuar me sukses operacioni policor ndërkombëtar “Sammogia”, ku është goditur një grup i strukturuar kriminal dhe janë arrestuar pjesëtarë të tij. Përgëzime Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit për kapjen e tre të kërkuarve nga Italia dhe për koordinimin mjaft të mirë me Zyrën e Interforcës Italiane dhe Interpol Tirana”, shkruan Balla.

Ora 09:51
Shkatërrohet klani shqiptar, pamjet e kontrolleve, tufa me euro në çorap e kokaina në mikrovalë (VIDEO)

1712649430_arrestimetbologna.jpg

 

Policia italiane publikon pamjet e kontrolleve në Bologna gjatë  operacionit ndërkombëtar kundër trafikut të drogës që u ndërmor njëkohësisht në Itali, Shqipëri e Gjermani. Në qendër është një grup shqiptar i specializuar në importimin e sasive të mëdha të kokainës nga Gjermania. Deri tani flitet për 13 të arrestuar dhe 22 persona në total në hetim.

Në pamjet e publikuara duken kontrollet me qen në një banesë ku gjenden dhe një tufë me euro të fshehura në çorap, kokainë në mikrovalë, disa telefona dhe doza kokaine gati për tu shitur. 

 

 

SI.E./S.Ç/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vinicius zgjidhet futbollisti më i mirë i vitit, çmimet e

Vinicius zgjidhet futbollisti më i mirë i vitit, çmimet e "Globe Soccer"! Dominon Real Madrid