Operacion ndërkombëtar antidrogë, goditet grupi kriminal në Kurbin 6 të arrestuar, mes tyre dhe të huaj! Trafikantët dogjën velierën me drogë, bllokohen 4 gomone

Operacion ndërkombëtar antidrogë, goditet grupi kriminal në Kurbin 6 të arrestuar, mes tyre dhe të huaj! Trafikantët dogjën velierën me drogë, bllokohen 4 gomone

Pamjet nga operacioni antidrogë në Fushë-Kuqe

KURBIN- Një megaoperacion ndërkombëtar antidrogë është duke u zhvilluar nga policia shqiptare në bashkëpunim me SPAK dhe Guardia di Finanza italiane. Mësohet se gjatë operacionit është goditur një grup kriminal me bazë në Fushë-Kuqe, të Kurbinit. Gjatë operacionit janë shoqëruar disa persona ndërsa janë arrestuar 6 persona të cilët shkëmbenin kanabis me heroinë dhe kokainë, thanë burimet e gazetares së Report Tv Keti Banushi.

Policia ka bllokuar 4 gomone ndërsa ka gjetur edhe një velierë të djegur nga anëtarët e grupit kriminal me qëllim fshehjen e provave. 

Të arrestuar janë edhe shtetas të huaj, ndërsa ky grup kriminal trafikonte drogë në rrugë detare. Operacioni vijon ndërsa urdhërarrestet janë lëshuar nga SPAK ndërsa operacioni vijon. Burime për Report Tv bëjnë me dije se pritet që nesër SPAK të dalë me një komunikatë zyrtare për këtë operacion.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:14
Goditet grupi kriminal në Fushë-Kuqe të Kurbinit me 6 të arrestuar, Report Tv siguron fotot nga gomonet e bllokuara dhe veliera e djegur

1692130371_finalprojekt.00124402.Still058.jpg

Report Tv ka siguruar pamjet nga operacioni antidrogë ndërkombëtar në Fushë-Kuqe ku u arrestuan 6 persona.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • a osht ky: 15/08/2023 23:19

    Gzim Cela ?

    Përgjigju
    • Avokati: 16/08/2023 04:46

      Filluan spiunlliqet! Karteli filloj vetshkatrrimin!

    • E verteta: 16/08/2023 01:56

      Kush tjeter sipas teje? Nese e mberthejne kete here nuk shpeton duke falsifikuar kartelen sikur ka tumor ne kembe.

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu