Një operacion i Drejtorisë së Burgjeve ka zbuluar një telefon brenda ambienteve të Burgut të Fushë-Krujës që dyshohet se i përket Ramazan Rrajës. Sipas burimeve celulari i është dorëzuar për ekspertizë SPAK për t’u kqyrur në laboratorin dixhital.
Kontrollet e drejtorisë së burgjeve do të vijojnë pasi dyshohet se të tjerë të burgosur përdorin aparate celulare brenda ambienteve të vuajtjes së dënimit, duke komunikuar lehtësisht jashtë qelisë.
Ramazan Rraja ndodhet në burg për llogari të SPAK që e akuzon për trafik të lëndëve narkotike si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal bashkë me 15 emra të njohur të botës së krimit të cilët në vetëm disa ngarkesa të dokumentuara nga SPAK arritën të fusnin dhe të shpërndanin në Evropë 8 ton drogë. Dosja e tyre është dërguar për gjykim në GJKKO në korrik të këtij viti.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë









Komente
Komento