ELBASAN-Policia ka arrestuar një 38-vjeçar nga Shushica, pasi gjatë kontrollit i është gjetur një minë me telekomandë dhe 7 kg lëndë narkotike e llojit kanabis. I arrestuari është Adriatik Ramaj.
Operacioni "Zaranika" është zhvilluar në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e personave që tentojnë të trafikojnë lëndë narkotike apo lëndë plasëse, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, pas një hetimi me metoda speciale. Report Tv ka siguruar foton e të arrestuarit.
Ndërkohë që policia në bashkëpunim me Prokurorinë vijon punën për zbardhjen e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar. Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprat penale të “Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Komente

