Policia e Vlorës dhe Interpol Tirana në bashkëpunim me Interforca italiane në Shqipëri kanë finalizuar një operacion ndërkombëtar për trafik droge. Në pranga kanë rënë dy persona për të cilët është dhënë masa e sigurisë 'arrest me burg' ndërsa dy të tjerë janë lënë në 'arrest shtëpie' ndërsa një person i pestë është shpallur në kërkim dhe për të është dhënë masa e sigurisë 'arrest me burg'.

Operacioni në Itali është zhvilluar gjatë mëngjesit të sotëm ku arrestimet janë kryer në në provincat e Firences, Sienës, Brindisit dhe në Vlorë. Përkatësisht në Vlorë është kapur dhe arrestuar personi F. S., si dhe është shpallur në kërkim një tjetër, të dy me masë sigurie "Arrest në burg".

Ndërsa në Itali në pranga ka rënë një person i tretë ndërsa për dy të tjerë gjykata e Shkallës së Parë në Firence ka dhënë dënimin 'Arrest shtëpie'.

Masat për ndalimin e këtyre 5 personave janë dhënë nga gjykata e Firences në përfundim të hetimeve të nisura në janar të vitit 2018, nga Skuadra Hetimore e Repartit "Operation", që kanë mundur të identifikojnë  grupin e organizuar kriminal në fushën e narkotikëve.