Operacion Shqipëri-Greqi, kapen 273
kg drogë, sekuestrohen 4100 euro

Operacion Shqipëri-Greqi, kapen 273<br />kg drogë, sekuestrohen 4100 euro
TIRANË- Rreth 23 kilogramë drogë janë sekuestruar në Shqipëri mëngjesin e sotëm gjatë një operacioni të përbashkët të realizuar me palën greke, ndërsa 250 kilogramë drogë u kapën në Greqi.

Gjatë operacionit të realizuar nga policia e Tiranës u sekuestruan gjithashtu edhe rreth 4 100 euro.

Ndërkaq, policia ka bërë të mundur edhe arrestimin 4 e personave në Shqipëri, Gentjan Dervishi, Ezmir Jauri, Erges Prifti dhe Fadil Femaj. Ndërsa shtetasi Naim Maloku, nga Kamza është shpallur në kërkim për përfshirje në trafikun e drogës.
 
Ndërsa në Greqi gjatë operacionit antidrogë u arrestuan Demon Kabashi, Julian Bedollari, Georgios Moysidis.

Policia njofton se operacioni antidrogë është duke vijuar në kërkim të personave të tjerë që merren me shitjen e lëndëve narkotike.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Aksidentohen dy makina në aksin Vorë-Rinas, ndërron jetë në spital një nga shoferët

Aksidentohen dy makina në aksin Vorë-Rinas, ndërron jetë në spital një nga shoferët