2 persona u arrestuan dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim pasi akuzohen për kultivim kanabis në Tropojë dhe Fier. Arrestimi i tyre u gjatë dy operacioneve të ndryshme, ndërsa nën hetim u vu edhe një inspektor pyjesh në Tropojë për shpërdorim detyre.
Një 30-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka mbjellë 220 rrënjë kanabis në pyjet e Tropojës. Pas operacionit të koduar "Vilishti", , policia ndaloi Gëzim Prengzaj, 30 vjeç, banues në fshatin Lekurtaj, ndërsa nisi hetim në gjendje të lirë të inspektorit të pyjeve I.SH., për moskallëzim krimi dhe shpërdorim detyre. 30-vjeçari kultivoi kanabis sipër bjeshkës së fshatit Vilisht.
Edhe në Fier, u arrestua një 69-vjeçar, pasi mbolli kanabis në oborrin e shtëpisë së tij. Gjatë kontrolleve Bektash Gropasi u arrestua pasi në bashkëpunim me të birin dhe nipine tij, E. G., 32 vjeç dhe F. G., 32 vjeç, të cilët u shpallën në kërkim, mbollën në oborrin e banesës së 69-vjeçarit, kishin kultivuar fidanë kanabis.