VIDEO/U kapën në flagrancë me heroinë, tre persona në pranga

Dy operacione të drogërave të forta janë finalizuar ditën e sotme në qytetet e Vlorës dhe Sarandës.

Gjatë operacionit në qytetin e Vlorës janë sekestruar 59 doza Heroinë, 23 doza Kokainë dhe një sasi lekësh cash, ndërkohë që janë arrestuar në flagrancë tre shtetas dhe dy të tjerë do të procedohen në gjendje të lirë.

Në pranga ka përfunduar shtetasi: Dashamir Ademi, 28 vjeç, banues në Vlorë, i cili u kap në flagrancë duke i shitur heroninë shtetasve D.B., dhe M.L., të cilët do të procedohen në gjendje të lirë. 

Ndërsa Policia e Sarandës ka arrestuar shtetasit Silvjo Hoxhallari, 20 vjeç, banues në Tiranë dhe Jurgen Hoxha, 20 vjeç, banues në Tiranë, të cilët u kapën me 23 doza Kokainë.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 e Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?