Operacionet kundër krimit të organizuar dhe të kërkuarve, Operacionalja dhe FAST Albania bëjnë trajnime të përbashkëta: Taktikë dhe vetëmbrojtje (VIDEO)

Tiranë- Forcat e Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit dhe Sektori për Kërkimin ‘FAST Albania’, kanë zhvilluar trajnime të përbashkëta për veprimet taktike dhe të vetëmbrojtjes, duke simuluar situata operacionesh ndaj krimit të organizuar.

Lajmi është bërë i ditur me anë të një postimi në rrjetin social Facebook nga Policia e Shtetit ditën e sotme (17 nëntor). 

Këto trajnime janë zhvilluar në zbatim të programit vjetor në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale.

“Trajnimet konsistojnë në ndërhyrjet në automjete, ambiente të mbyllura dhe të hapura, si dhe në temat e vetëmbrojtjes dhe ato për arrestimin e personave me rrezikshmëri të theksuar shoqërore”, thuhet në njoftim.

Lidhur me këtë stërvitje, Policia e Shtetit ka ndarë edhe një video ku tregon për mënyrën se si po zhvillohen këto trajnime.

“Në zbatim të programit vjetor të trajnimit, në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale vijojnë trajnimet me trupën operacionale të Sektorit të Forcës së Posaçme Operacionale dhe të Sektorit për Kërkimin FAST Albania për veprimet taktike dhe të vetëmbrojtjes”, sqarohet në njoftim.

Vetëm dy ditë më parë, Operacionalja mori pjesë në operacionin e madh antidrogë në disa qytete, bashkë me SPAK dhe partnerë ndërkombëtarë, që goditi një rrjet të organizuar të trafikut të kokainës nga Amerika Latine.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xeni: 18/11/2024 19:36

    O Lir Proda, ne tregun e suel celes i bane kto regjistrime? Se atje stervitesh per aksion ti. Drejtoria Fast e Petrit Celes me drejtor Ulan Shapaten!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Ministri i jashtëm turk takon kreun e HTS-së në Damask

Ministri i jashtëm turk takon kreun e HTS-së në Damask