LONDER - Pesë burra dhe një grua të dyshuar për terrorizëm, u arrestuan në Londër, si pjesë e një hetimi të operacionit të zbulimit të udhëhequr nga MI5. Një nga gjashtë personat e prangosur, të cilët ishin mes moshës 18 dhe 30 vjeç, u qëllua nga policia. Ndërkohë, tetë shtëpi në perëndim, në lindje dhe në veri të Londrës si dhe një biznes janë kontrolluar.

Është e kuptueshme se arrestimet kanë të bëjnë me një komplot të mundshëm që përfshinte ekstremistët islamikë, me objektiva të mundshme në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas policisë, arrestimet nuk janë të lidhura me Olimpiadën apo paraolimpiadën.

Burimet e sigurimit i kanë përshkruar si arrestime "të rëndësishme", por nuk ka asnjë sugjerim në momentin e ndonjë sulmi të afërt, njofton BBC.

Ndërkohë, kuptohet që policia vendosi për të vepruar sot për shkak të sigurisë publike.

(bd/shqiptarja.com)