VIDEO/ Operacioni anti-drogë në Shkodër, asgjësohen 1437 fidanë kanabis! Arrestohen 2 persona, 2 të tjerë shpallen në kërkim

Një operacion anti-drogë i zhvilluar në Shkodër ka zbuluar dhe asgjësuar me anë të djegies 1437 fidanë kanabis. Në pranga kanë rënë 2 persona ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Bimët narkotike u zbuluan gjatë kontrolleve në territorin e fshatit Gjuran, njësia administrative Pult, dhe në  territorin e fshatit Vilzë, njësia administrative Postribë, ku u evidentuan të kultivuara në tokë 1300 fidanë cannabis sativa dhe 137 fidanë të tjerë u evidentuan në kubikë, të gatshëm për t’u kultivuar në tokë.

Personat e arrestuar janë identifikuar si Myrto Lisaj, 43 vjeç, banues në fshatin Limsh dhe Bashkim Fregjaj, 53 vjeç, banues në fshatin Vilzë, autorë të dyshuar të kultivimit të 350 fidanëve në tokë dhe 137 fidanëve në kubikë ndërsa u shpallën në kërkim shtetasit L. F. dhe P. F. (babë e bir), pasi në territorin e banesës së vjetër të tyre, janë gjetur 950 fidanë të kultivuar në tokë.

Kontrollet u zhvilluan në kuadër të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Alpe të pastra”. Në megaoperacion u përfshinë 80 forca policore dhe 6 dronë. Më herët, gjatë fazës së dytë të këtij megaoperacioni, u asgjësuan 26 600 fidanë cannabis sativa, të kultivuar në tokë dhe në kubikë, si dhe u vu në pranga njëri nga autorët kryesorë të dyshuar të kultivimit të këtyre fidanëve.

Bazuar në inteligjencën informative dhe si rezultat i planit operacional për kontrollin e territorit dhe të zonave me risk për kultivimin e bimëve narkotike, në njësitë administrative Pult dhe Postribë, shërbimet e Policisë kanë kontrolluar 191 zona malore dhe zona të tjera me risk.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Megaoperacioni policor antikanabis “Alpe të pastra”, vijon.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë