Operacioni anti-drogë në Shkodër, Lezhë, Krujë dhe Tropojë! Dronët zbulojnë mbi 20 mijë rrënjë kanabisi, 1 në pranga dhe 10 në kërkim

Nga kontrollet e kryera gjatë 72 orëve të fundit, dronët kanë zbuluar mbi 20 mijë bimë kanabisi, të kultivuara në zona të thella malore në Malësinë e Shkodrës, në Lezhë, Krujë dhe Tropojë. Vetëm njëri nga kultivuesit u arrestua në flagrancë, ndërsa 10 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Në kuadër të operacionit policor antikanabis të koduar “FOKUSI”, u asgjësuan në total 20 897 bimë kanabisi.

Në Malësinë e Shkodrës, si rezultat i fazës së 12-të të operacionit policor antikanabis të koduar “Alpe të pastra”, u asgjësuan 15 744 bimë kanabisi. Si autorë të dyshuar për rastet e kultivimit, u vu në pranga shtetasi Rr. Q. dhe u shpallën në kërkim 2 shtetas të tjerë.

Në zona malore të rrethit të Krujës, si rezultat i fazës së 35-të të operacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, u asgjësuan 1909 rrënjë kanabisi. Si autorë të dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve u identifikuan dhe u shpallën në kërkim 2 shtetas.

Në zonat malore të qarkut të Lezhës, si rezultat i fazës së 32-të të operacionit policor antikanabis të koduar “Imazhi”, u asgjësuan 1854 bimë kanabisi. Si autorë të dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve u identifikuan dhe u shpallën në kërkim 2 shtetas.

Në zona malore të rrethit të Tropojës, si rezultat i fazës së 6-të të operacionit policor antikanabis të koduar “Bjeshkët e Nemuna”, u asgjësuan 1390 rrënjë kanabisi. Si autorë të dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve u identifikuan dhe u shpallën në kërkim 4 shtetas.

Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “FOKUSI” vijon, ndërsa gjatë 72 orëve të fundit, janë angazhuar për kontrollin e territorit dhe për asgjësimin e bimëve narkotike, 6000 punonjës policie dhe 75 dronë të cilësisë së lartë.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë, për përmbushjen e objektivit të megaoperacionit “FOKUSI”, si dhe për denoncimin e çdo paligjshmërie tjetër, pasi vetëm bashkërisht mund të ndërtojmë një ambient të sigurtë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:16
Operacioni antidrogë në dy qarqe të vendit ku u asgjësuan 20 mijë rrënjë: Balla: Na informoi një qytetar, anonimati i tij do ruhet si thesar

1690217630_taulantballa.jpg

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka përshëndetur operacionin e policisë së Shtetit ku u sekuestruan 20 mijë rrënjë kanabis. Balla thotë se operacioni u mundësua edhe nga denoncimet e qytetarëve të vilët i falënderon.

‘Vetëpastrimi i Policisë së Shtetit është një proces, i cili ka hyrë në një fazë të re dhe që do t’i shkohet deri në fund. Forcimi i bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese dhe lufta e përbashkët për spastrimin e vatrave të krimit përballë dhe brenda vetë organizatës së Policisë së Shtetit, do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit. Të gjitha fijet që rrjedhin informacion sensitiv duhet të priten, përfshirë këtu çdo lloj forme komunikimi me aplikacione të ndryshme të përdoruara nga krimi, të cilat duhet të hetohen plotësisht dhe personat e përfshirë përjashtim dhe vendosje para ligjit.

Falenderoj dhjetëra qytetarë të cilët kanë raportuar plot raste apo paraqitur ankesa për veprime të dyshuara të paligjshme apo që bien ndesh me Kodin Etik në Policinë e Shtetit. Në një kohë të shkurtër kemi, në bazë të këtyre raportimeve/ankesave, punonjës policie të arrestuar, sikurse kemi edhe të përjashtuar për shkelje të normave etike.

Falenderoj një qytetar Shkodra, i cili na dërgoi mbrëmë një informacion për vendndodhjen e një parcele me kanabis. Policia e Shtetit me të marrë informacionin bëri planin e veprimit dhe informacioni rezultoi tepër i saktë dhe operacioni policor u mbyll me sukses. E garantoj se informacioni i tij u trajtua me shumë kujdes dhe se anonimati i tij do të ruhet si një thesar.

Falenderoj një media që ka vënë në dispozicion materiale filmike për një sjellje të dyshimtë të një patrulle policie në Lezhë gjatë natës së mbrëmshme. Është e papranueshme sjellja, janë kompromentuese veprimet edhe sikur në atë dorë dhe në atë xhep të mos jetë dyshimi i arsyeshëm i çdo syri që e sheh dhe çdo mendjeje që e gjykon.

Sot dua ta ripërsëris për çdo efektiv të Policisë së Shtetit, se lufta kundër korrupsionit nuk nis jashtë nesh, por fillon nga brenda rradhëve tona. Agjencia e Mbikqyrjes së Policisë duhet të bëjtë detyrën në nivelin e pritshmërive të Kryeministrit, të mijat si Ministër dhe të publikut, në çdo rast dhe menjëherë!’- thotë Balla.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mitat Havari: 11/08/2023 13:20

    Bravo shume mire djema. Nje pyetje kisha une; ore z.Rrumllaku si ka mundesi qe nuk ka kanabis ne zonat e vlores, tepelenes, berat dhe gjirokaster? E cuditshme se atje mbin kanabisi dhe ne dimer! Te jene ndergjegjsuar valle?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja