Operacioni anti-drogë nga Kruja në Tropojë, policia bën ‘bilancin’ e një jave! U asgjësuan mbi 5 mijë bimë kanabisi

Operacioni anti-drogë nga Kruja në Tropojë, policia bën ‘bilancin’ e një jave! U asgjësuan mbi 5 mijë bimë kanabisi

Foto ilustruese

Policia e Shtetit ka publikuar ‘bilancin’ e kontrolleve të bëra gjatë një jave në vend, ku 2 mijë policë dhe dhjetëra dronë kanë zbuluar mbi 5 mijë bimë kanabisi, të kultivuara në zona të thella malore në Shkodrër, Lezhë, Krujë dhe Tropojë.

Gjatë javës që lamë pas, Policia e Shtetit ka asgjësuar 5241 bimë narkotike që u gjetën të kultivuara në Shkodër, në Krujë, në Lezhë dhe në Tropojë.

Në Shkodër, në kuadër të fazës së 17-të të operacionit policor të koduar “Alpe të pastra” janë gjetur 3155 bimë narkotike.

Konkretisht, 2856 bimë janë gjetur në fshatrat Gjuraj, Kasnec, Brashtë, Nenmavriq, Lekaj, Nicaj, Ndërlysaj, Çilkok, Plan dhe Kir, të bashkisë Shkodër.

219 bimë janë gjetur në fshatrat Kroni i Madh dhe Qerret, të bashkisë Vau i Dejës dhe 80 bimë janë gjetur në fshatin Armiraj të bashkisë Fushë Arrëz.

Në malësinë e Krujës, në kuadër të fazës së 39-të të operacionit policor të koduar “Territor i pastër”, janë gjetur dhe asgjësuar 1485 bimë narkotike. 

Në qarkun Lezhë, në kuadër të fazës së 40-të të operacionit policor të koduar “Imazhi”, janë asgjësuar në total 570 bimë kanabisi. 220 bimë narkotike janë gjetur në fshatin Zhejë ndërsa 82 bimë janë gjetur në fshatin Skuraj, të njësisë administrative Mamurras. 

268 bimë narkotike janë gjetur në fshatin Gërnac të njësisë administrative Milot. 

Në Tropojë, në kuadër të fazës së 11-të të operacionit të koduar “Bjeshkët e Nemuna”, janë gjetur dhe asgjësuar 31 bimë kanabisi.  

Strukturat e drejtorive vendore të Policisë Shkodër, Lezhë, Kukës dhe Tiranë, në drejtimin e Prokurorive respektive, vijojnë hetimet për identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike. 

Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet në të gjitha zonat e vendit, duke përdorur helikopterë dhe dronë, me qëllim evidentimin dhe goditjen e çdo rasti të kultivimit të bimëve narkotike.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë, për përmbushjen e objektivit të megaoperacionit “FOKUSI”, si dhe për denoncimin e çdo paligjshmërie tjetër, me qëllim krijimin e një ambienti të sigurtë.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq në Korçë/ Policia: Gatishmëri në të gjitha akset, janë të kalueshme pavarësisht borës! Ja këshillat për shoferët (VIDEO)

Moti i keq në Korçë/ Policia: Gatishmëri në të gjitha akset, janë të kalueshme pavarësisht borës! Ja këshillat për shoferët (VIDEO)