Operacioni anti-kanabis me 220 policë në Malësinë e Krujës, plagoset inspektori 47-vjeçar! U rrëzua nga terreni shkëmbor

Një inspektor 47 vjeçar me iniciale Y.S., është rrëzuar nga një terren shkëmbor në Malësinë e Krujës gjatë operacionit anti-kanabis. Ai u dërgua me urgjencë drejt spitalit të Traumës pasi mori dëmtime të shumta fizike.

Efektivi i FSHN-së teksa po ushtronte kontrolle në zonë, është rrëzuar dhe është plagosur. Aktualisht po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës dhe është jashtë rrezikut për jetën.  

Po ashtu, gjatë kontrollit të territorit për gjetjen e bimëve të kanabisit,u angazhuan 220 policië, ku 100 prej tyre ishin punonjës të FNSH-së Tiranë dhe 120 punonjës të Policisë së Krujës duke përdorur edhe 4 dronë. Si rezultat i operacionit, janë zbuluar 3 ambiente të hapura, në zonë të pyllëzuar, në të cilat ishin kultivuar 180 bimë kanabis, shumica e të cilave u asgjësua me zjarr, ndërsa pjesa tjetër u sekuestrua. 

Ndërkohë vijon kontrolli për kanabisin.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave