Operacioni anti-kanabis ‘Pulti’ në Shkodër, asgjësohen 4200 bimë narkotike! 250 efektivë në terren duke kryer kontrolle (VIDEO)

SHKODËR- Prej 48 orësh në njësitë administrative Pult dhe Shalë të bashkisë Shkodër, po vijon një operacion anti-kanabis për asgjësimin e bimëve narkotike.

Deri tani sipas policisë janë asgjësuar rreth 4200 bimë kanabis që ishin kultivuar në zona të pyllëzuara dhe në sipërfaqe të vogla me nga 15 deri në 20 bimë. 

Ndërkohë operacioni është në zhvillim dhe janë anagzhuar 250 forca policore, të cilat po përdorin 4 dronë, dylbi dhe disa GPS, për të gjetur koordinatat e regjistruara nga monitorimi ajror i GDF-së dhe nga dronët e Policisë që ka në dispozicion DVP Shkodër.

Gjatë operacionit janë kontrolluar 85 koordinata të evidentuara nga monitorimi ajror i GDF-së dhe kontrolli me dronët e Policisë së Shkodrës.

Në instruktazhin e forcave policore, para fillimit të operacionit, ishte i pranishëm Zv/Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues i Lartë Albert Dervishaj, i cili u kërkoi përgjegjësve të grupeve të kontrollit që të tregojnë kujdes, të marrin masa sigurie për efektivët dhe nëpërmjet koordinatave të verifikohen të gjitha vendet ku ka dyshime që mund të jenë kultivuar bimë narkotike.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve të kësaj veprimtarie kriminale. Gjatë orëve të fundit, operacione masive janë zhvilluar në Krujë dhe në Mirditë, ku si rezultat janë vënë në pranga 4 shtetas, të dyshuar për kultivim të bimëve narkotike. 

M.Q./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Dëshmia e rrallë: Si e ruajta për 50 vjet, dorëshkrimin e librit të spiunit rus, që e gjeta në shtëpinë e shefit të Sigurimit të Tiranës

Dëshmia e rrallë: Si e ruajta për 50 vjet, dorëshkrimin e librit të spiunit rus, që e gjeta në shtëpinë e shefit të Sigurimit të Tiranës