Ish kryeministri Sali Berisha ka falsifikuar dokumentin e EUROPOL për operacionin antidrogë të datës 13 maj, i shtrirë në Greqi dhe Belgjikë.
Në dokumentin e publikuar nga Berisha në Facebook Shqipëria nuk përmendet si vend që ka ndihmuar operacionin. Ndërsa krejt e kundërta paraqitet në faqen zyrtare të EUROPOL ku Shqipëria renditet krahas Belgjikës dhe Greqisë si vend që ka mbështetur hetimet dhe operacionin antidrogë gjatë arrestimeve të 11 qytetarëve grekë e 6 shqiptarë.
Nga ky operacion u kapën 698 kg hashash në Greqi dhen 96.5 kg në Belgjikë.
Për këtë çështje debatuan gjatë seancës së Kuvendit kryeministri Edi Rama dhe paraardhësi i tij, Sali Berisha.
Në kohën që kryeministri Rama mbante fjalën në Kuvend dhe i tregonte dokumentin sipas tij të printuar direkt nga EUROPOL-i, ish kryeministri Berisha mohonte nga vendi.
Rama e ka lëshuar fletën në tokë nga foltorja ndërkohë që Berisha është ngritur me një tjetër raport (i njëjti dokument i publikuar edhe në Facebook) dhe ia ka çuar letrën deputetit socialist, Pandeli Majko, në vendin ku ishte ulur.
Dokumenti që mbante Berisha në dorë ishte ai i falsifikuari.
Debati
Rama: Ja si gënjen ti, kështu gënjen ti...
Berisha: Po po ja ku e kam Raportin.
Rama: Mos ja lër Pandit se duhet të jetë i freskët.

(Faqja në Facebook e Berishës ku mungon Shqipëria (siper) dhe faqja e EUROPOL ku është Shqipëria (poshtë)
Kliko për ta parë më të madhe
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

Kliko për ta parë më të madheRedaksia Online
l.q/Shqiptarja.com