Në pranga 4 persona në Cërrik, shisnin armë zjarri dhe kanabis e kokainë

4 persona janë vënë në pranga nga policia e Elbasanit ditën e sotme pasi akuzohen për armëmbajtje pa leje dhe posedim droge, konkretisht kanabis dhe doza kokaine.

Përmes operacionit “Cërrik 2022”, uniformat blu të policisë së Elbasanit dhe komisariatit të Cërrikut prangosën Redjon Ramin 32 vjeç, 35 vjeçarin Erald Filja, Olsi Mecanaj 46 vjeç, të tre banues në Cërrik si dhe Renaldo Raga 27 vjeç banues në fshatin Valas.

Të katërt, në bashkëpunimin me njëi-tjetrin, shisnin drogë si dhe armë zjarri.

Sipas asaj që njofton policia ende vijon puna nga ana e grupit hetimor për dokumentimin e plotë të aktivitetit të tyre kriminal.

Të arrestuarit akuzohen pë veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” të kryera në bashkëpunim.

Gjatë operacionit u konfiskuan 4 armë zjarri, municion luftarak, lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, e ndarë në doza, 5 celularë një sasi parash dhe sende të tjera të jashtëligjshme. 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi 3 baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi 3 baza amerikane në Britani