Operacioni ‘Daku’/ Kanabis dhe kokainë në Itali, 110 vite burg për 12 shqiptarë

Një gjykatë italiane ka dhënë ditën e sotme dënimet për 12 shqiptarët e arrestuar gjatë operacionit anti-drogë të koduar “Daku”, i cili u zhvillua në vitin 2012 në Itali e ku u arrestuan 33 persona. Për 12 shqiptarë, 2 italianë dhe një shtetas rumun, gjykata ka dhënë një dënim prej 110 vitesh burg në total dhe 537 mijë euro gjoba.

Dënimet më të rënda janë dhënë për dy shqiptarë të moshës 32 vjeçare, për të cilët gjykata ka dhënë 15 vite burg dhe gjobë prej 110 mijë euro për secilin. Ndëshkimet e dhëna nga gjykata italiane për të arrestuarit e tjerë, varjojnë nga 8 muaj deri në 10 vite.

Operacioni Daku i cili u zhvillua nga viti 2011 deri në 2012 u përmbyll me arrestimin e 33 personave, u shkatërrua një grup kriminal i përbërë kryesisht nga shqiptarë dhe italianë, të cilët trafikonin drogë nga Shqipëria drejt Italisë.

Në aksionin e policisë italiane u kapën 750 kilogramë kanabis si dhe 5 kokainë. Operacioni filloi pasi një biznesmeni italian ju kapën 50 gram kokainë. Pasi u identifikua personi që ja kishte shitur, policia italiane arriti të zbulonte rrugën e trafikimit të drogës, duke arritur deri në qytetin e Gjirokastrës. Nga Gjirokastra më pas droga transportohej në Itali.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim