VLORË- Një mjet lundrues kaloi ditën e djeshme në brigjet shqiptare të Vlorës dhe u ndoq për rreth 4 orë nga Guardia di Finanzia dhe policia shqiptare. Report Tv mëson se  sipas grupit hetimor gomonia kishte në të një sasi të madhe kanabisi. Gomonia ishte e pajisur me 2 motorë dhe ngarkesa ishte e mbuluar.

Gomonia që u pikas në Sarandë nga Frontex, u ndoq intensivisht për më shumë se 4 orë, derisa iu zhduk nga koordinatat dhe mundi të prekë në detin Adriatik.

Shërbimet policore konstatuan se mjeti lundrues ishte rreth 7-8 metra i gjatë me dy motorë. Në mjet nuk ka qenë asnjë person ndërsa burimet konfirmojën se në kërkim janë dy skafistë. Ende nuk dihet sasia e drogës që mund të ketë qenë në mjetin lundrues.

Forcat e policisë gjetën gomonen në orën 05:30 të mëngjesit buzë detit në Godull të Kurbinit. Mjeti lundrues është shkrumbuar totalisht e bashkë me të edhe motorët.

Por dyshohet se të njëjtin fat ka pasur edhe lënda narkotike ishte e mbuluar me një veshje në gjithë gjatësinë e gomones.

Burime për Report Tv thanë se gomonia nuk ka ardhur nga ndonjë shtet tjetër, siç paraprakisht u tha se vinte nga Greqia, por se ka tentuar të dalë me drogë nga vendi ynë përmes detit. Ende nuk dihet destinacioni për të trafikuar lëndën narkotike, ndërsa skafistët, të cilët mendohet të kenë qenë më shumë se 2 persona ja dolën të arratisen.

Fotoja ekskluzive nga Report Tv

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:54
Në ndjekje nga Guardia di Finanza që nga dita e djeshme, gomonia e dyshuar me kanabis gjendet e djegur në Godull të Kurbinit (VIDEO)

 

Gomonia e cila u ndoq ditën e  djeshme nga Guardia di Finanzia dhe policia shqiptare e mbuluar është gjetur e djegur në zonën e Shëngjinit.

Gomonia dyshohet se ishte e ngarkuar me kanabis dhe e mbuluar, në kërkim dy skafistët.