Katër të arrestuar për drogë nga autoritet policore italiane, operacioni i quajtur ‘’kushëri’’ ka përfunduar me 12 urdhër arreste. 8 prej te kërkuarve nga policia italiane janë larguar në drejtim të Anglisë, Zvicrës, Francës dhe Shqipërisë.

3 prej shqiptarëve u arrestuan mëngjesin e sotëm në Savona, ndërkohë që i katërti është kapur në Pavia. Droga që vinte nga Shqipëria ishte paketuar në sasi të vogla dhe mbahej e fshehur në pyllin e Ciantagalletto-os prej nga do të merrej nga tregtarët e rrugës që të shpërndahej. 


Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com