Operacioni i SPAK/ Kush janë 6 të arrestuarit, nga ish shefi i Operacionales e prokurori i Kukësit tek anëtari i bandës së Bajrave në Shkodër

Mega-operacioni i SPAK çoi në pranga emra të rëndësishëm të sistemit të drejtësisë, Policisë së Shtetit dhe të krimit të organizuar, të cilët ishin bashkuar në një, në atë që mund të quhet “grupi i strukturuar kriminal shtet-krim”. Por, kush janë ata dhe çfarë të shkuar kanë?

I pari dhe ndoshta emri më i bujshëm është ai i Ervis Martinajt. 40-vjeçari prej gushtit 2022 rezulton i zhdukuar, askush nuk di të thotë është gjallë apo i vdekur. Policia e Shtetit ka humbur betejën e saj më të madhe të 356 ditëve të fundit, duke mos i dhënë përgjigje misterit të madh të fatit të bosit të lojërave të fatit. Edhe i zhdukur, Ervis Martinaj vijon të jetë hije që ngacmon jo vetëm opinionin publik, por edhe organet e drejtësisë. Kjo është masa e dytë e arrestit ndaj tij. Në maj 2022 Ervis Martinaj u shpall në kërkim nga SPAK pas rrëfimeve të Nuredin Dumanit se i kishte premtuar 500 mijë euro në këmbim të eliminimit fizik të një prej armiqve të tij të shumtë, Indrit Dokle. Ervis Martinaj, prej rreth 15 vitesh është një ndër emrat më të lakuar të botës së krimit në vend, pas një rritjeje të madhe të pasurisë së tij prej kompanive të basteve që ka pasur në pronësi. Disa muaj më parë ne urdhë të SPAK u sekuestruan të gjitha pasuritë në emër të tij dhe familjarëve.

Eljon Hato

Eljon Hato është mik i Ervis Martinajt, i mbetur po ashtu i plagosur në të ashtuquajturën “masakra” e ish-Bllokut më 4 tetor 2018. Në atë ngjarje të rëndë u plagos Ervis Martinaj, ndërsa mbeti i vrarë 28-vjeçari Fabiol Gaxha, truprojë e Martinajt. Eljon Hato rezulton person me precedentë të theksuar kriminal edhe më herët. Më 12 maj 2014, Eljon Hato, nën efektin e alkoolit, vrau një moshatarin e tij pas një sherri banal. Në fshatin Zus në Shkodër, Eljon Hato, asokohe 24 vjeç, vrau Indrit Yllin edhe plagosi Jetmir Mollën. Viktima me të plagosurin ndodheshin në një lokal dhe pas një debati banal, ka nxori armën e tij dhe në qëlloi. Një vit më pas ndodhej në burgun e Shën-Kollit, Eljon Hato, dhe nga aty dyshohet se porositi vrasjen e mjekut radiolog të Shkodrës, Agron Terolli. Hato kishte pajtuar një 21-vjeçar i cili do të kryente vrasjen, por fatmirësisht policia arriti ta parandalonte ngjarjen e rëndë vetëm më plagosje.

Behar Bajri

Një ndër njerëzit me CV-në më të pasur kriminale është Behar Bajri, i akuzuar dhe arrestuar më herët për ngjarje nga më të paimagjinueshmet. Behar Bajri vrau Fabiola Bajrin më 20 qershor 2002 në gjumë, edhe pse kishin vetëm 3 muaj të fejuar dhe akoma e mitur. Vrasjen makabër në atë kohë e kreu vetëm prej faktit se vajza i kërkoi që të shkonte diku, një plumb në kurriz mjaftoi për të renë. Ai akuzohet se në 1999-ën grabiti dy beratas. Po atë ditë u vranë vëllezërit Osman e Artur Alibali dhe mes autorëve të dyshuar është vetë ai. Në vitin 2000 u vra Petrit Demiri, punonjës i Policisë Rrugore në Shkodër. Apeli i Krimeve të Rënda e dënoi me 9 vjet burg. Në 2021 u vra Arben Tuzi dhe autorët e dyshuar të kësaj ngjarje ishin Behar Bajri dhe Ilir Bajri. Në 2006-ën Behar Bajri u akuzua për përdhunimin e dy vajzave të mitura, krim të cilin e ka kryer në bashkëpunim me një tjetër person.

Oltian Bistri

Një ndër emrat me katapultimin më të shpejtë në vitet e fundit në Policinë e Shtetit është ai i Oltian Bistrit. Karriera e 41-vjeçarit mund të konsiderohet “si e ëndërrave” deri pasditen e 21 korrikut 2023 kur nga drejtimi i Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, u emërua vetëm specialist në një drejtori të re të krijuar së fundmi te blutë, ajo e Krimeve në Volum. Me sa duket, kryepolici Rrumbullaku ishte i informuar për arrestimin e tij të mundshëm nga SPAK dhe bëri lëvizjet e tij në moment të fundit, të paktën me këtë ndryshim do të arrestohej “ish-drejtuesi” i Operacionales. Oltian Bistri rezulton të ketë mbajtur detyrën e shefit të Komisariatit nr. 2 në Tiranë, ndërsa në korrik 2021 u emërua drejtori i Policisë së Durrësit, detyrë që e mbajti për disa muaj. Pas ardhjes në krye të bluve të Gledis Nanos, Bistri u transferua drejtues në Lezhë, për të qëndruar vetëm pak muaj dhe sërish me vendim të Gledis Nanos mori emërimin në krye të Forcës së Posaçme Operacionale.

Xhevahir Lita

Xhevahir Lita është Prokuror i qarkut Kukës, detyrë e mban që prej vitit 2021. Më herët ai mbante detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Tiranës, para se të emrohej në qarkun verilindor. Por, para se Lita të niste punën si prokuror në kryeqytet ka qenë në të njëjtën detyrë në Prokuirorinë e Shkodrës. Lita, në këtë të fundit, përpara se të transferohej në Tiranë ka hetuar një dosje shumë të rëndësishme, vrasjen e Bardhok Pllanajt, ngjarje kjo e regjistruar më 4 prill 2021. Transferimi i tij në Tiranë në atë kohë u bë diçka më shumë se një muaj nga ngjarja e rëndë. Bardhok Pllanaj u eliminua nga breshëri kallashnikovi prej rreth 80 plumbash teksa po kthehej nga Spitali i Shkodrës në shtëpinë e tij në Dobraç të Ri të Shkodrës, e pazabrdhur edhe pas 2 vitesh.

Asmer Bilali

Një pjesë e mirë e shqiptarëve e njohin si boksier të Vllaznisë Asmer Bilalin, por kjo nuk e pengoi të riun të bëhej pjesë e njërës prej bandave më famëkeqe të Shkodrës, atë të Bajrave. Fillimisht emri i tij u bë mediatik kur mbeti i vrarë shoku i tij Arjan Ferracaku, më 1 shtator 2018, teksa kalëronte në resortin e Asmer Bilalit në zonën e Livadheve në Shkodër. Atë ditë Bilali u plagos nga plumbat e agresorëve, të cilët dyshohet se e patën shenjëstër, por gabuan. Asmer Bilali u arrestua në operacionin “OAZ” në shtator 2018 bashkë me 10 anëtarë të fisit Bajri për prodhim dhe armëmbajtje pa leje, organizimi i lotarive të palejuara, pastrim parash, gjobëvënie, prodhim dhe shitje narkotikësh. Në prill 2019 Asmer Bilalit i vranë babanë dhe xhaxhain, Astrit dhe Brahim Bilalin.

Pëllumb Gjoka

Pëllumb Gjoka njihet si biznesmen i kazinove dhe i ndërtimeve në Velipojë. Ai gjithashtu drejton Imperial Construction, plazhin ADA në Velipojë dhe një sërë biznesesh po në këtë zonë.

Ardit Hasanbegaj

Ardit Hasanbegaj rezulton i përjashtuar nga Policia e Shtetit në vitin 2022. Ai së fundmi ka mbajtur detyrën e shefit të Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat. Ai u shkarkua nga policia në nëntor të vitit të shkuar pas shkarkimit të zinxhirit komandues të policisë së Beratit, pas zbulimit të serave me kanabis në këtë qark, në fshatin Rërëz. Hasanbengaj rezulton të ketë qenë më herët punonjës policie edhe në Shkodër.

Mes tyre i arrestuar është edhe Edmond Preka, shoqëruesi i Pëllumb Gjokës.

G.MO/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Meta nervozohet para nisjes së Konventës: Rini e plakur! Po eca me ritmin tuaj 700 vjet rri Rama në pushtet (VIDEO)

Meta nervozohet para nisjes së Konventës: Rini e plakur! Po eca me ritmin tuaj 700 vjet rri Rama në pushtet (VIDEO)