Operacioni kundër krimit Vasili:
Dënglat e Ramës janë lojë

Operacioni kundër krimit Vasili:<br />Dënglat e Ramës janë lojë<br>
Pas prezantimit të operacionit “Forca e Ligjit dhe Task Forca Speciale e Policisë së Shtetit kundër Krimit të Organizuar"  sot nga qeveria "Rama", kreu i grupit parlamentarë të LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar.

Me anë një postimi në facebook Vasili shkruan se Kryeministri Rama është “përdorues dhe frymëzues i kazanit të krimit, dënglat e tij janë lojë”.

Postimi i plotë i Vasilit:

Kryeministri eshte perdorues dhe frymezues i kazanit te krimit, denglat e tij jane loje.

Kryeministri riciklon kazanet e krimit dhe nuk i lufton ato.

Kryeministri :

- e perdor krimin,

- i jep vetes kurajo me kriminelet,

- nuk ka as guximin me te vogel te ndryshoje dot asnje nga ata ne polici qe e bene krimin epidemik,

- e pengon krimin te hetohet sic beri me ish ministrin

- e permbyti vendin me droge e trafikante

Ky eshte thjesht kryeminister i kazanit te krimit,perdorues dhe frymezues i tij, kete e di edhe njeriu me i zakonshem.

Denglat dhe llafazanllet histerike jane loje....edhe kjo ne favor te krimit.

 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf