Anti-informaliteti/ Denaj: Zbuluam 1600 hotele të regjistruar në booking, por të panjohur për Tatimet

TIRANE - Ministrja e Financave Anila Denaj ka deklaruar sot në studion e ERTV shifrat e rezultateve të para të kontrolleve të ushtruara në terren nga ana e administratës tatimore, ndërsa theksoi se strukturat e linjës kanë përgatitur plan operacion për sektorët: turizëm, ndërtim, 3 nënprodukte të akcizës (karburanti, ciga6rja dhe pijet alkolike).

“Në sektorin e turizmit, nga 1 Korriku janë kryer 1173 verifikime ku janë konstatuar 417 shkelje. Kemi evidentuar dy fenomene që vazhdimisht përsërisin vetveten në gjithë bregdetin. 1600 biznese të regjistruara në booking por jo në organet tatimore. Në vajtjet e mia në terren dhe në komunikimin tim me bizneset, ndërgjegjësimi ka qënë në fokus dhe shumica e bizneseve kanë pasur neglizhencë. Regjistrimi kryhet vetëm brenda 24 orëve”, tha Denaj.

“Ne kemi plan operacional për të katërt sektorët. Së pari turizmin, së dyti sektorin që përfshin 3 nënprodukte të akcizës, karburanti, cigarja dhe pijet alkolike, ku edhe janë identifikuar subjektet me rrisk, të paktën 160 tatimpaguers që operojnë në fushën e karburanteve, 50 prej tyre janë analizuar dhe 30 do të kalojnë për hetime. Sektori i pestë është ndërtimi i cili është kompleks në mënyrën se si e shfaq evazionin. Në sektorin e ndërtimit, në kontekstin e rriskut ne kemi evidentuar 453 subjekte”, deklaroi Ministrja e Financave.

Lidhur me masat e marra në raste shkeljesh, tha Denaj, kur biznesi nuk është regjistruar, është vendosur shiriti sepse duhet të zbatojme ligjin, por ama është kërkuar që biznesi të shkojë të regjistrohet dhe brenda 24 orëve janë hequr shiritat. Më e vështira sipas saj, do të ndodhte nëse mbyllja do të ndodhë për një muaj, kur ka përsëritje të evidencës që kuponi tatimor nuk jepet.

Ministrja Denaj zbulon arsyet: Puna nisi që në fillim të vitit

“Nuk është një plan aksion për muajt korrik dhe gusht, por një qasje e re, për të adresuar sistematikisht dhe në çdo ditë informalitetin në sektorët e biznesit”. Kështu deklaroi Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, ku dha detaje për planin operacional kundër informalitetit i cili kërkon të fusë në rrugën e ligjshmërisë subjektet e paregjistruara në organet tatimore.

Denaj dha arsyet pse nisi zbatimi i këtij plani, duke theksuar se nuk është një proces që ka nisur në muajin korrik, por që në fillim të vitit, me procesin monitorues dhe ndërgjegjësues të subjekteve me rrisk.

“Ky është një plan në vijim të punës që ka bërë administrata tatimore dhe doganore por që ka nevojë për përmirësim. Në tremujorin e parë të këtij viti ne rishikuam gjithë procedurat tona të brendshme dhe strukturat e administratës tatimore dhe në matricën e rriskut evidentuam që një kryqëzim më i mirë informacioni na coi në disa informata për të cilat ndërtuam një plan operacional. Planin e filluam me një proces monitorimi dhe ndërgjegjësimi. I pari në fokus ishte sektori i turizmit dhe hotelerisë, administrata bëri një monitorim dhe ndërgjegjësim të gati 1200 subjekteve. Kjo kishte të bentë më marrjen në telefon të 1200 subjekteve të cilat nga matrica e rriskut dilnin që kishin mundësi për një evazion, duke i njoftuar ato që ne konstatojmë një problem dhe nëse shohim që ky problem do të vijojë, ne do të vijmë për kontrolle”, tha Denaj.

“Në muajin Korrik ishte procesi i dytë që pasoi procesin e ndërgjegjësimit. Pra nuk është një proces që ka nisur në muajin korrik por që në fillim të vitit, por kuptohet që intensifikimi i tij ka elemente të shtuara pas rezultateve të 6 mujorit të parë ku pamë disa tregues si fakti që kemi një minus në krahasim me planifikimin, kuptohet që në krahasim me vitin e kaluar jemi pozitiv, por në disa sektorë, veçanërisht tvsh-ja bruto nuk korrespondon ulja që ka sektori, me rritjen që ka sektori vetë në raport me rritjen ekonomike. Dhe ky kryqëzim informacioni na çoi të jemi më të fokusuar”, theksoi Ministrja e Financave.

Sipas Denajt, nga 1 Korriku, vetëm në sektorin e turizmit, janë kryer 1173 verifikime në terren dhe janë konstatuar 417 shkelje.

Denaj: 285 milion euro investime të huaja në tre mujorin e parë 2019

Investitorët e huaj kanë shtuar vëmendjen nga Shqipërisë dhe shifrat janë pozitive edhe në tremujorin e parë të vitit 2019.

Nga studio e ERTV, ku theksoi se konkurrenca e ndershme krijon parakushtin për një klimë të mirë biznesi, Ministrja e Financave, Anila Denaj, foli edhe për shifrat që provojnë se vendi ynë vijon të mbetet tërheqës për investitorët e huaj.

“Vitin e kaluar investimet e huaja kapën shifrën 1 bilion euro dhe është si tregues ndaj GDP-s, më i larti në rajonin e Ballkanit Perëndimor, me 7.5 % .Në tre mujorin e parë 2019, trendi ishte po pozitiv, me 285 milion euro investime të huaja që na japin siguri se deri në fund do kemi sërish të njejtin sukses dhe janë pak më shumë se tremujori i 2018”, tha Denaj.

Sipas Ministres, shumë reforma që janë sot në axhendë të qeverisë si ajo e drejtëissë, e kadastrës do janë ato që sigurojnë dhe japin më shumë garanci për sistemin e biznesit në vend.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Plisi: 27/07/2019 01:14

    E pashe kroniken e ministres NE vekipoje,,,,ministra I tha njerit aty,,,mund ta regjistrosh biznesin aty ne vend,,,;dhe maloku e shihte sikur ministrja po ja fuste,,,,keta maloket jane te GJITHE njerz TE eger qe NUK E DUAN shtetin,,,,Nuk duan TE paguajne asgje,,,,pisa NJEREZ. ...PLEHRA. ...

    Përgjigju
  • Iliria e bashkuar: 26/07/2019 14:07

    Non eshte cudi fare. Pa aftesi e shtetit dhe e bashkive + korupsion.

    Përgjigju
  • Cubi: 26/07/2019 13:11

    Ujin tu qesin. Kjo eshte demokracia. Kush eshte i zoti te punoj me ndershmeri te punoj,kush nuk esht te hap krahun. U mesuan rrumpall nga 30 vjet nje pjes e Mir duke henger ne kurriz te te tjerve. Aty si gjith te tjeret.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)